Blendi Klosi merr kështu zyrtarisht drejtimin e ministrisë së lënë nga Erion Veliaj i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës.
Ndrkohë që me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u votua dhe projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, ndërsa projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 96, datë 27.11.2014, “Për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar në sistemin e Drejtësisë” u votua me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projekti “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë” u votua me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pjesë e rendit të ditës të seancës plenare ishte edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për grantin e asistencës financiare për projektin “Ngritja e kapaciteteve për zhvillimet në përmasa të mëdha të infrastrukturës së gazit në Shqipëri II” që u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 104,datë 4.12.2014, “Për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e Drejtësisë” u votua me 74 vota pro,asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ku z. Vexhi Muçmataj zëvendëson z. Armando Subashi.
Projektvendimi “Për caktimin e një anëtari zëvendësues në përbërje të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e Drejtësisë” u votua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Znj. Silva Caka është anëtare zëvendësuese. Kuvendi votoi dhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 5/2015 “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Z. Asllan Dogjani –anëtar te Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Znj. Irma Kopliku- anëtare te Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Mimoza Hajdarmataj - anëtare te Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Arbjola Halimi- anëtare te Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)