Nga tapetet e kuqe, në tapetet e bardha të mbushura me dëbore. Kjo është jeta e Bleona Qerretit që kur është kthyer në një superyll amerikan. Me po të njëjtën buzëqeshje rrezëllitëse që shfaqet sa herë ka ndonjë ceremoni apo festë të rëndësishme hollivudiane, Bleona shkëlqen e veshur me "uniformën" e skive. Ndryshe nga ne tokësorët e tjerë, që duhet të kënaqemi me borën e ndonjë vendi fqinj, Bleona në këto foto ndodhet në qytetin e Aspenit në Kolorado. Edhe pse nuk e mban veten për një skiatore profesioniste, sërish Bleona nuk heq dorë nga pushimet dimërore të paktën një herë në vit!
/Shqiptarja.com










