TIRANE - Ulja e humbjeve në rrjet, blerja e energjisë me cmim më të ulët dhe një marrëveshje e firmosur mes KESH dhe OSHEE janë tre faktorët që i kanë rezervuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike një kurtim prej 61 milionë lekësh për vitin 2015 në krahasim me 2014-ën.
Njoftimi i OSHEE
Viti 2015 rezultoi pozitiv për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), jo vetëm në aspektin e uljes së humbjeve në rrjet, duke sjellë më shumë arkëtime, por edhe te shpenzimet për mbulimin këtyre humbjeve përmes importeve.
Si rrjedhojë e uljes së sasisë dhe reduktimit të çmimit për njësi të energjisë së blerë për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë kursyer 61 milionë Euro në krahasim me vitin 2014.
Ky rezultat erdhi si pasojë e tre faktorëve, që janë:
- 42 milionë euro si rrjedhojë e uljes fizike të humbjeve;
- 12 milionë euro si rrjedhojë e blerjes së energjisë nga importi me çmimi më të ulët;
- 7 milionë euro si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjes ndërmjet OSHEE dhe KESH.
Janë ftuar për të marrë pjesë mbi 30 kompani shqiptare dhe të huaja, kur në 2013 ky numër ishte 20, apo në 2014-n me 25.
Ftesa gjithëpërfshirëse bëri të mundur që në 2015-n, 10 kompani të marrin pjesë në garë duke sjellë ofertat, kur në 2013-n, ky numër ishte vetëm 4!
Në lidhje me çmimet, krahasuar me vitin 2014 rezulton se kostoja mesatare në vitin 2015, ishte rreth 10.1 Euro/MËh më i ulët se mesatarja e 2014-s.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com