Blerja e Luftëtarit,portieri grek:Ja
pse vendosa të luaj në Shqipëri

Blerja e Luftëtarit,portieri grek:Ja<br />pse vendosa të luaj në Shqipëri<br>
Portieri grek Kristos Athanasopulos ka rrëfyer për mediat e vendit të tij arsyet që e shtynë për të vazhduar karrierën në Shqipëri me skuadrën e Luftëtarit. Tani në mërkaton dimërore ai ka firmosur një kontratë me skuadrën gjirokastrite me të cilën do të luajë të paktën deri në fund të këtij sezoni. Portieri 35-vjeçar me një karrierë të gjatë në Greqi, por vetëm në kategorinë e dytë, pasi nuk ka arritur të luajë në atë Superiore të vendit fqinjë, ka rrëfyer për radion sportive greke “Sport24 Radio 103,3” përshtypjet e para nga Shqipëria dhe ekipi i tij i ri.

Athanasopulos është shprehur me superlative si për Luftëtarin por edhe për nivelin e kushtet e futbollit në Shqipëri, duke theksuar se nuk ka ndonjë diferencë të madhe nga ai në Greqi. Kurse për Skënderbeun, skuadrën më të sukseshme në këto vitet e fundit dhe kryesuesen e kampionatit është shprehur se është gati në nivelin e disa skuadrave të vendeve të para të Superligës helene. Ja se çfarë ka thënë portiere grek.

Për kalimin tek Luftëtari: “Është një sfidë për mua. Nuk kam pasur mundësinë që të luaja në Superligën tonë dhe kështu mora vendimin që të provojë fatin në Shqipëri. E gjithë skuadra këtu më ka mbështetur, ndaj nuk më duket i habitshëm vendimi im. Fusha e Luftëtarit është në standartet e Superligës (greke) dhe është mjaft i mirë, madje skuadra ka edhe një fushë për stërvitje. Njerëzit këtu po përpiqen që të ndryshojnë gjërat për mirë dhe po organizohen më shumë. Ka një zhvillim pozitiv në futbollin shqiptar”.

Për fitoren e Luftëtarit ndaj Skënderbeut: “Ishte një fitore e mirë për t’u ngjitur më lart. Ishte pak e çuditshme për mua të luanim të premten, gjithsesi në stadium kishte shumë tifozë. Nëse luanim të shtunën do kishim akoma më tepër”.

Për pagesat e futbollistëve në Shqipëri: “Nuk ndryshojnë shumë nga ato në Greqi. Skënderbeu, Partizani e Flamurtari kanë rrogat më të larta. Nga sa më kanë thënë ka ndonjë skuadër që ka probleme me vonesat e pagesave, por klubi im nuk ka ndonjë problem të tillë”.

Për nivelin e Skënderbeut: “Është në nivelin e Atromitos ose Asteras Tipolis (vendi i 4 dhe 6 aktualisht në Superligën greke).

Për mendimin e futbollistëve shqiptarë për kampionatin grek: “Fillimisht dua të them që ata e adhurojnë vendin tonë dhe nuk janë kundër opsionit për të luajtur në një skuadër të madhe të Greqisë”.

Për talentin e futbollistëve shqiptarë: “Kam mbetur pa fjalë. Janë djem me nivel të lartë atletik dhe kampionatin e tyre e ndjekin shumë klube jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye shumë shqiptarë luajnë jashtë vendit”.

Për jetën në Gjirokastër: “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga Greqia. Jeta këtu është shumë më e lirë, por është paksa e vështirë për shqiptarët sepse kanë rroga të vogla. Për grekët gjërat janë më ndryshe. Jeta këtu është normale dhe ka shumë kafe e dyqane”.

Për faktin se a është lodhur nga futbolli në Greqi: “Më ka lodhur shumë fakti se tek ne nuk ka një mentalitet profesionizmi. Football Leagu (kategoria e dytë profesioniste e futbollit në Greqi) është e harruar dhe e braktisur. Është gati në shkatërrim”.

Er.K/Shqiptaja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë