Blerja më e shtrenjtë e Premier League, Enzo Fernandez 'i dhuron' 30 milionë euro River Plate-s

Blerja më e shtrenjtë e Premier League, Enzo Fernandez 'i dhuron' 30 milionë euro River Plate-s

Enzo Fernandez me trofeun e Kupës së Botës

Enzo Fernandez (22 vjeç) është blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League. Chelsea pagoi klauzolën e tij të lirimit nga Benfica dhe për 121 milionë euro bëri për vete mesfushorin që spikati me Argjentinën në Kupën e Botës.

I dalë nga moshat e River Plate, gjigantët argjentinas e shitën Fernandez në qershorin e 2022 për vetëm 18 milionë euro, duke mbajtur 25 përqind të kartonit.

Tanimë River Plate sheh shtimin e zerove në llogarinë bankare, kjo nga Fernendez. Në marrëveshjen me Benfican, River Plate mbajti 25 përqind të kartonit për futbollistin, me Benfican që konfirmoi se 30 milionë euro nga shitja e tij te Chelsea do shkojnë te argjentinasit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale