Shpallja të fajshëm Manchester City-n për 114 nga 115 akuzat e ngritura nga Premier League vijon të prodhojë zhurmë në Angli. Shumë, vendimin e komisionit të pavarur që ka hetur çështjen, e lidhin edhe me largimin e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll që ka drejtuar Manchester City-t për 10 vite, nga 2016 deri në 2026, u largua në verë duke i lënë vendin Enzo Maresca-s.

Mirëpo ka mjaft zëra që thon se shpallja e vendimit u bë tani, me qëllim që të mos bëhej pis Pe Guardiola. Megjithatë duket se vetë spanjolli nuk dëshiron të fshihet. Me anë të një letre ai i është drejtuar tifozëve të Manchester City-t me këto fjalë:

“Dua që çdo tifoz i Manchester City-t ta dijë se unë jam këtu, më shumë se çdo herë tjetër. Unë jam, kam qenë dhe do të jemë gjithmonë në mbështetje të klubit tim…pronarëve, presidentit, Ferrani-t, lojtarëve, stafit, Enzo Maresca-s dhe juve, që jeni tifozë unikë. Më lejoni të jem i qartë: ‘do ta kalojmë këtë sebashku’,”-thotë Guardiola.

Reagimi i Guardiolës erdhi pas një qëndrimi të fortë që mbajeti CEO i Premier League Richard Masters:

“Vendimi konfirmon faktet se çfarë ka ndodhur te Manchester City. Ai detajon se si klubi i ka shkellur sistematikisht rregullat e Premier League për afërsisht një dekadë. Ai konfirmon gjithashtu se sa i drejtë ishte vendimi i Premier League për ta ndjekur këtë çështje kundër Manchester City-t. Edhe pse ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Është një përgjegjësi kyçe e Premier League-s të sigurojë që rregullat, të miratuara nga vetë klubet, të respektohen për të mbrojtur integritetin e garës. Është thelbësore që Liga të mbetet konkurruese dhe e drejtë për të gjitha klubet dhe për tifozët.

Kjo çështje disiplinore dhe ky vendim janë më të rëndësishmit në historinë e Premier League.”

Manchester City u shpall fajtor duke nisur nga sezoni 2009/2010 deri në 2017/2018, për akuzat:

City organizoi kontrata "fiktive" (të cilat paraqisnin në mënyrë të pasaktë marrëveshjen reale midis palëve) me një sërë partnerësh tregtarë, si dhe u mbështet në marrëveshje "fiktive" me të tjerë, për të fryrë artificialisht të ardhurat e klubit dhe për të ulur kostot e tij.

- Klubi dorëzoi pasqyra financiare të pasakta dhe fshehu gjendjen reale të financave të tij nga auditorët dhe rregullatorët e futbollit.

- Manchester City shkeli në mënyrë të konsiderueshme kufijtë e shpenzimeve si të Premier League, ashtu edhe të UEFA-s.

- Gjatë hetimit të Premier League, Manchester City kreu shkelje të shumta të detyrimeve për bashkëpunim dhe parimit të mirëbesimit të plotë ndaj Ligës (tri nga katër shkeljet e pretenduara u konfirmuan si të vërteta).