Disa nga efektet pozitive të këtij vendimi: Vendos pozita të barabarta për tregtinë e qarkullimin e mallrave brenda vendit; drejtësi tatimore për konsumatorët që paguajnë tatimet dhe TVSH në çmim; pengesë e produkteve me origjinë të pakontrolluar dhe të pamiratuar, të paçertifikuara e me cilësi të dyshimtë dhe me materiale të një cilësie inferiore të rrezikshme për konsumatorin; uljen e çmimeve; shmangien e efekteve deformuese në treg.
 
Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, përfaqësuese e interesave të distributorëve dhe shitësve me pakicë në Shqipëri, ka shprehur mbështjeten për vendimin e qeveriëe për uljen e kufirit të tatueshëm për blerjet online dhe dhurimet nga jashtë Shqipërisë të propozuara nga Ministria e Financave, të cilin e konsiderojnë të përshtatshëm për të ardhurat dhe konsumin për frymë në Shqiperi.
 
Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate efektet pozitive të Vendimit nr.542 datë 27.07.2016 janë:  vendos pozita të barabarta për tregtinë e qarkullimin e mallrave brenda vendit; drejtësi tatimore për konsumatorët që paguajnë tatimet dhe TVSH në çmim; pengesë e produkteve me origjinë të pakontrolluar dhe të pamiratuar, të paçertifikuara e me cilësi të dyshimtë dhe me materiale të një cilësie inferiore të rrezikshme për konsumatorin; uljen e çmimeve; shmangien e efekteve deformuese në treg; rritjen e punësimit dhe të ardhurat familjare; dhe të ardhura më të larta në buxhetin e shtetit.

Duke shprehur përkrahjen e të gjithë anëtareve të Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” për këtë inicativë, ata shprehen se njëkohësisht, presin aktet pasuese për një implementim të gjerë dhe të suksesshëm në realitetin e transaksioneve financiare të shitjes me pakicë dhe të distribucionit të mallrave në ekonominë shqiptare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)