Blero i lë të gjithë pa fjalë: Kam luajtur futboll kundër Ibrahimoviç në Suedi, sot e njeh gjithë bota

Blero i lë të gjithë pa fjalë: Kam luajtur futboll kundër Ibrahimoviç në Suedi, sot e njeh gjithë bota

Këngëtari Blero dhe Zlatan Ibrahimovic, ylli suedez i futbollit

Këngëtari i njohur Blero Muharremi, së fundmi i ka lënë të gjithë pa fjalë. Këngëtari ka zbuluar se vite më parë, kur jetonte në Suedi ka luajtur përballë yllit suedez të futbollit, Zlatan Ibrahimoviç. I ftuar në emisionin Prive, Blero tha se të dy janë përballur në Kupën e Suedisë.

 “Ju të gjithë e dini pasionin tim që kam për futbollin. Kur kam qenë më i ri, në Suedi, më ka rënë rasti të luaj kundër Ibrahimoviç, në Kupë të Suedisë. Tani e njeh gjithë bota. Ka qenë ndjenjë interesante, në atë kohë ishte vetëm lojë, por ai tashmë është legjendë. Është e veçantë kur i thua dikujt se kam luajtur kundër tij”-tha Blero.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë