Zlatan Ibrahimovic ka ndezur debatet në botën e futbollit me kritikat e tij ndaj kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, pas fitores 4-1 të helvetëve ndaj Bosnje Hercegovinës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.
Legjenda suedeze nuk e mirëpriti vendimin e Xhakës për të ekzekutuar një penallti në fund, ndërsa talenti i ri Johan Manzambi ishte vetëm një gol larg realizimit të një tregolëshi historik.
“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Flasin çdo ditë për familjen, shpirtin e ekipit dhe lidershipin, por kur një djalosh është një gol larg hat-trickut, papritur të gjitha këto harrohen sapo akordohet një penallti”, deklaroi Ibrahimovic.
Sipas ish-sulmuesit suedez, një kapiten me eksperiencën e Xhakës duhej të kishte menduar për zhvillimin dhe besimin e lojtarit të ri.
“Xhaka është një emër i madh dhe një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t'ia jepte topin Manzambit. Askush nuk e mban mend një veteran që shënon një tjetër penallti. Njerëzit mbajnë mend një talent të ri që prezantohet para botës me një hat-trick”, shtoi ai.
Ibrahimovic shkoi edhe më tej, duke vënë në dyshim konceptin e lidershipit në raste të tilla.
“Për mua është e thjeshtë, nëse je tashmë i konfirmuar dhe ia mohon një lojtari të ri mundësinë për një hat-trick, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprimet, jo shiritin e kapitenit”, përfundoi suedezi.
Vetë Granit Xhaka nuk ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë, por pas goli ai bëri shenjën e 'heshtni' pas kritikave që ekipi i Zvicrës mori pas barazimit 1-1 kundër Katarit në debutimin e kësaj Kupe Bote.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




