Princ Leka së bashku me Blerta Celibashi kanë vizituar sot Lushnjën, ku dhe kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.
Madje në një video Blerta shfaqet duke kërcyer valle me në sfond muzikë çame.
Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e dënoi sot me 16 muaj shërbim prove Princin për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia, mesa duket kjo gjë nuk i ka prishur humorin çiftit të ri, madje ata shfaqen tepër të lumtur.

Princ Leka u divorcua nga Elia Zaharia më 8 Maj 2024 duke i dhënë fund martesës së tyre gati 8 vjeçare.
Por teksa jeta private për Elian do të mbetet diskrete, Princ Leka ka vendosur që jetën sentimentale ta ketë më publike, duke shijuar dashurinë me Blerta Celibashin, këtë herë në sytë e publikut.
Komente


Kërcejnë për Kongresin që u udhëhoq nga Gurakuqi, dhe u vra nga zogoll fashisti. Besoj që këta vallëzimtarë janë bashkëpunëtorët e dikurshëm të qoftëlargut!!!Turp të kini, që këta te pangopur për pasuri e tituj na i servirni për patriotzëm!!!Le të shkojë andej nga ka ardhur, se mos i japin tituj e pasuri. Jo vetëm jeni kundër popullit shqiptar që votoi kundër qoftëlargut por jeni dhe kundër sovranitetit dhe Kushtetutës së Tij!!!!!!!!!
PërgjigjuKujt i hyn ne pun ky lari, qe e mori gruja ne shpulla. Te mesoje 1 her shqip
Përgjigju