Puna për pastrimin e rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë vijon pas ngordhjes masive të peshqve që ndodhi pas zbrazjes së ujit për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit. Përmes fotove ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi se Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren në mbështetje të Emergjencave Civile dhe Bashkisë së Lushnjës.
Sipas Nufit, në operacion janë përfshirë 49 efektivë, 11 mjete vetëshkarkuese dhe 3 gomone të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.
"Lushnjë - ku efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura po angazhohen bashkërisht me strukturat bashkiake në operacionin për menaxhimin e situatës së krijuar në rezervuarin e Kasharaj.
Në mbështetje të Emergjencave Civile të Bashkisë Lushnjë, në operacion për pastrimin e rezervuarit janë angazhuar 49 forca, 11 mjete vetëshkarkuese dhe 3 gomone nga Forca Tokësore dhe Komanda Mbështetëse e FA
Puna për pastrimin e rezervuarit të Kasharajt vijon me intensitet deri në normalizimin e plotë të situatës së krijuar" shkruan Nufi.
Lajmi kryesor:
Peshqit e ngordhur, nis pastrimi i liqenit të Kasharajt në Lushnjë! Ministri Salla: Përgjegjëse Bashkia e Lushnjës! Nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën (VIDEO)










