Tiranë - E ka përkufizuar si "Një ndër pasionet më të hershme e më të gjalla" pikturën artistja Blerta Xhomo, e cila së fundmi ka çelur edhe ekspozitën e saj në galerinë FAB, e qujatur "Transhendenca, si trup i mëndjes".
Frymëzimin lidhur me ekspozitën Blerta e ka marrë pikërisht nga qëniet njerëzore, ku në ekspozitë vihet re qartë vëmëndja që ajo i ka dhënë "femrës".
"Në formatin fizik dhe psiqik kam realizuar disa piktura, të cilat më të shumta në numër janë ato të formatit psiqik", shprehet piktorja lidhur me përshkrimin që ajo i vetë i bën ekspozitës.
Ekspozita
"Abstragova formën fizike, vijon të shprehet Blerta, dhe kam sjellë një cikël me çartje njerezore, ku trupa, duar, fytyra, gëzim, lojë e hidhërim vijnë si ndjesi me anën e pikturave".
Nga ana tjetër, kuratori i ekspozitës, Vladimir Myrtezai, është shprehur mbi pikturën e Blerta Xhomos se "Përfytyrimi im mbi një alternim të psikës, se si përmes saj mund të zbulojmë zona të heshtura, që do ishin me interes për publikun, mendoj se do gjeneronte përjetimin e veçantë mbi pikturën e Xhomos, si një bashkudhëtim zbulues".
/ATSH/