Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif është dënuar me 7 vite burg pasi mbi të rëndonin akuza se posedonte asete përtej burimeve financiare të deklaruara.
Gjykata e dënoi atë më 24 dhjetor, ndërkohë që në muajin korrik ai u dënua me 10 vite burg për blerje të banesave luksoze në Londër.
Sharif apeloi vendimin dhe u lirua me kusht në shtator. Ai u largua nga detyra vitin e shkuar, pasi kishte fituar 2 mandate si kryeministër. Sharif është dërguar në burgun Adiala afër Islamabadit.
Komento