"Blic rrugor" në të gjithë vendin
gjobiten 610 shoferë e pasagjerë

Policia rrugore ka ndërmarrë një operacion në qendër të së cilit ka qenë vendosja e rripit të sigurimit dhe mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.
 
Operacioni i koduar "Blici Rrugor" u shtri në 12 qarqet e vendit ku u angazhuan 760 punonjës Policie dhe u ngritën 150 pika kontrolli në të gjithë vendin.
 
Për gjatë 1 ore janë ndëshkuar me masë administrative 268 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit, (drejtues mjetesh e pasagjerë) dhe 184 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 
 
Gjithashtu janë gjobitur 158 (drejtues mjetesh) për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
 
Qëllimi kryesor i këtij operacioni policor është ndërgjegjësimi i qytetarëve. Policia rrugore njofton se “Blici Rrugor” do të vijojë përditë në të gjithë vendin. 

[gallery]20922[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës