Banorët e Astirit protestë në trotuar! FNSH i ndalon të bllokojnë rrugën /Video

TIRANE - Në pothuajse një vit që kanë nisur të kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, edhe pse banorët e Astirit u ngritën në protestë, si çdo ditë, në orën 18:30 rruga nuk ishte e bllokuar dhe për herë të parë automjetet qarkulluan normalisht pa dhënë më panoramën e një kaosi në trafik. Me ashpërsimin e Kodit Penal sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të Rendit dhe Shqiponjat, ndaluan banorët e Astirit të dalin në mes të rrugës në zonën e Unazës së Re, duke krijuar një kordon sigurie. Teksa 6 protestues të tjerë janë në burg për bllokimin e rrugës në dy ditët e fundit, banorët pasditen e kësaj të shtune zgjodhën të mos rrezikojnë! Nuk bënë rezistencë dhe për herë të parë protesta nuk u zhvillua në mes të rrugës, në të dyja kahet e saj, por në trotuar! Pranë tyre, u gjend ish-deputeti Klevis Balliu, mbështetës i kësaj proteste thuajse prej nisjes së saj, ku tha se ky ishte një skenar i kryeministrit Edi Rama për të shkaktuar gjakderdhje, por nga ana tjetër,  falenderoi banorët që nuk u përfshinë në përplasje me forcat e policisë.

Banorët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e të cilit do të duhet të shemben banesat dhe bizneset e tyre anë rrugës, shumica prej të cilëve pa legalizuar, edhe pse do të dëmshpërblehen. Kujtojmë se për muaj me radhë kjo protestë është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me prezencën më të shumtë të ish-deputetëve Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari, ndërsa nuk ka munguar edhe një  marrëveshje mes tyre dhe liderit demokrat Lulzim Basha, ku premtohej rishikimi i këtij projekti kur PD të vijë në pushtet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
'PD-ja do bllokimin e rrugëve': E pajustifikuar prania e madhe e policisë te 'Astiri' , protesta është paqësore (VIDEO)

Partia Demokratike e ka cilësuar si të pajustifikuar praninë e forcave të shumta të policisë në protestën e banorëve të Astirit. Në një video të publikuar, ku fokusi është tek numri i lartë i uniformave blu te protesta e kësaj të shtune, PD-ja shkruhet se kjo protestë është paqësore, dhe se kjo e vërteton fakti që të pranishëm janë shumë gra dhe fëmijë.

"Video tregon forcat e shumta policore kundër banorëve tek 'Unaza e Re'. Prania e tyre është e pajustifikuar, pasi protestuesit janë shumica gra dhe fëmijë paqësorë, që vazhdojnë të mbrojnë pa u tërhequr shtëpitë e tyre nga shembja e parashikuar në projektin korruptiv 20 milionë euro për km te 'Unaza e Re'", shkruan PD-ja.

Ora 18:53
Të lidhur me zinxhirë dhe gojën e mbyllur, protesta ndryshe e banorëve të 'Astirit' (FOTO-VIDEO)

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve Kodin Penal, protesta e Astirit ka ndryshuar formë. Pasditen e kësaj të shtune, banorët e "Unazës së Re", nuk kanë bllokuar rrugën, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre 12 muajve, por në mënyrë simbolike kanë mbyllur gojën me ngjitëse dhe kanë lidhur duart me zinxhir. Protesta e tyre është zhvendosur në trotuar, ku të pranishëm janë edhe forca të shumta policie që i kanë ndalur banorët të bllokojnë rrugën.

Ora 18:26
Balliu nga 'Astiri': Protesta do vijojë, a do ketë kohë Policia dhe FNSH-ja të jetë këtu çdo ditë? (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka qenë i pranishëm në çdo protestë të banorëve të Astirit, e ka cilësuar si një provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama "blindimin" e Unazës së Re nga FNSH-ja dhe Policët. Ai ka akuzuar se policët janë të armatosur me armë, shkopa gome dhe gazlotsjellës sepse sipas tij, Rama synon që të ketë gjakderdhje, por tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke theksuar se tashmë protesta do t vijojë në tortuar. Nuk dha një orë se kur do të mbyllet protesta e kësaj të shtune, por tha se ajo do të vijojë nesër, pasnesër dhe në ditët në vijim, pa u ndalur teksa ngriti pyetjen: a do ketë kohë Policia dhe FNSH-ja të ketë këtu çdo ditë?

"Do vazhdojë protesta normalisht, kjo është një turp i shëmtuar, prej një banditi ordiner, është arkiktet i kanabizimit të vendit, ka lidhje me të gjithë bandat në të gjithë vendin. Ky bandit tregon se është i biri i të atit një komunist i ndryë. Ne jemi këtu përditë, ka kohë policia e shtetit që të vijë çdo ditë, këtu do jemi prap nesër, pasnesër. Nëse do të vijnë çdo ditë me ne janë të mirëpritur. Nuk i dihet sa do të zgjasë. Leje për trotuar s'i marr kujt, për protestën kemi marrë leje. Po mundohet që të shkatërrojë protestën Rama. Kjo protestë është kauzë kombëtare. Veliaj bllokoi rrugën për vrap, ne për protestë. jam krenar që ndodhem mes heronjve.

I garantojë këta policë se do të mbajnë përgjegjësi. I përshëndes banorët që nuk pranuan gjakderdhjen. I përshëndes për vendimin e tyre stoik që nuk bien pre e provokimeve të Ramës për gjakderdhje. Turp për ata që sot nuk i dalin në mbështetje këtyre qytetarëve. Policët i keni me armë atje, nuk janë për të shëruar sëmundje, kanë gaz lotsjellës, janë me shkopa gome se kërkojnë gjakderdhje", tha Balliu. 

Ora 18:23
Kordon policie tek Astiri për të ndaluar protestuesit të bllokojnë rrugën (FOTO-VIDEO)

Forca të shumta policie, të Rendit, FNSH-ja, kanë krijuar kordon mbrojtës në anë të rrugës, për të mos lejuar që protestuesit të dalin në mes të rrugës, siç e kanë bllokuar çdo ditë në gjithë këto muaj, çdo pasdite, përreth një orë, duke krijuar kaos në trafik. Deri më tani në protestë nuk janë shënuar incidente mes banorëve të zonës së Astirit dhe policisë.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 12/10/2019 21:45

    Paska ardhur dita qe te hapin rrugen keta zaptues. Se marr vesh sesi i toleruan 1 vit. Aty ne trotuar protestoni. Do ju vij dhe Fahriu i madh te haje pace pilaf. Kruajeni tani qe hyri ne fuqi ligji barbare qe keni bllokuar nje zone te tere.

    Përgjigju
  • KRRIÇI I FARI PALLES: 12/10/2019 20:26

    O çfar katastrofe kriçi i fari spiun pallës na jep mënd pë demokracin. Në një koh që i jati i tij fari palla ka qen gjith jetën e tij në shërbim të KRIMINELIT GJAKATAR ENVER HOXHËS. E ky kriç luan rolin e njeriut të presekutuar pik e zez.

    Përgjigju
  • tani: 12/10/2019 20:21

    SHTYPENI ATO HAJDUT ME MAQINA.NA LODHEN E NA MERZITEN

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/10/2019 19:24

    Arrestojeni shpellarin balliun mutin dhe mos e lironi

    Përgjigju
  • Xoni: 12/10/2019 19:20

    Hajde ikni dhe nga trotuari,,,hajde ikni,,,yýýýyýyýyyyyyyyyyyyyyyyyyt. Rrace e keqe....

    Përgjigju
  • jani: 12/10/2019 19:00

    SHKONI O MALOKE,,,shkoni neper shtepite e juaja ne male,,,,mjaft e pshurret e qelbet tiranen,,,nuk ju kemi borxh asgje,,,ikni qe te pastroje bashkia vendin se e ndyte,shkoni e mbani bagetite ,,,rroni me pune e djerse,,per kete pune jeni,,,nuk ka nevoje Tirana per hamej ,,,kemi jevgjit,,,qe te pakten jane me te kulturuar se ju...,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite