Blindohet Brukseli, alarm për
“rrezik nga sulme si ato në Paris”

Blindohet Brukseli, alarm për<br />“rrezik nga sulme si ato në Paris”
Belgjika është blinduar pas alarmit për një sulm terrorist të ngjashëm me atë që ndodhi në Paris në 13 nëntor, ndërsa vijojnë kërkimet për dy persona që dyshohet se kanë një bombë, ku njëri prej tyre sipas medieve mund të jetë terroristi i kërkuar Salah.
 
6 persona janë arrestuar ndërkaq në këto orë të fundit në Bierges, pak km në jug të Brukselit. Bëhet fjalë për një zonë të frekuentuar nga Salah Abdeslam, që dyshohet të jetë ende në territorin e Belgjikës.
 
Të shtunën paradite autoritetet belge rritën në nivelin maksimal, alarmin për terrorizëm në Bruksel, pasi vetë kryeministri Charles Michel tha se ekzistonte rreziku i sulmeve të ngjashme me ato në Paris. Ndërkaq kryebashkiaku i Brukselit kërkoi mbylljen e qendrave tregtare duke pezulluar për momentin të gjitha aktivitetet publike.
 
Të gjitha linjat e transportit janë mbyllur deri të hënën, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për dy burra që dyshohet se transportojnë një bombë të ngjashme me atë që përdorën kamikazët në Paris në 13 nëntor. Sipas mediave belge, një person i arrestuar të premten në mbrëmje në Bruksel mendohet të jetë “personazhi kyç” në hetimin antiterrorist.
 
Burime nga brenda grupit hetues, të cituara nga televizioni publik belg thonë se i dyshuari është arrestuar në rajonin e Brukselit dhe pas bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Molenbeek u gjetën disa armë. Një fije e kuqe lidh Brukselin me ngjarjet tragjike të Parisit, pasi disa prej antentatorëve mes të cilëve dhe Salah, vinin pikërisht nga lagjja Molenbeek. Dhe pikërisht në këtë lagje është rritur edhe ai që dyshohet si truri i atentateve të 13 nëntorit,Abdelhamid Abaaoud, që mbeti i vrarë gjatë operacionit në Saint Denis.
 
Ndërkohë edhe në Itali alarmi është i lartë rreth rrezikut për sulme terroriste. Madje Ambasada Amerikane për të dytën herë i ka bërë një mesazh shtetasve të saj që të evitojnë vendet e riskut dhe ambientet publike të mbipopulluara. Pas sulmeve të Parisit shërbimet inteligjente kanë dhënë informacione se Roma dhe Milano mund të jenë objektiva të sulmeve terroriste të ISIS.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai