Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Sri Lankës

Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Sri Lankës

Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Sri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.

Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të nxirren nga Ukraina, të cilat Moska i pushtoi në shkurt.

"Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok më 10 korrik.

Sri Lanka, një komb ishull në Oqeanin Indian, është shkatërruar me javë të tëra të trazirave të shkaktuara nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit.

Miliona tonë drithëra ukrainase eksportohen çdo vit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Por eksportet janë ndalur pasi marina ruse po i bllokon portet e Detit të Zi të Ukrainës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë