Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet privatisht me shefin e shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi. Kështu shkruan Times of Israel.
Gjatë katër vizitave të mëparshme të Blinken në Izrael, takimet me Halevin u zhvilluan si pjesë e takimeve me kabinetin e luftës, ku mori pjesë edhe shefi i IDF. Kërkesa për t'u takuar me Halevin privatisht sugjeron që Blinken beson se mund t'i japë atij një analizë më të sinqertë të gjendjes aktuale të luftës në Gaza pa praninë e ministrave.
Takimi me Halevin është një nga katër takimet e planifikuara sipas Departamentit të Shtetit: Blinken do të shohë fillimisht Netanyahun, pastaj Halevin, Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Presidentin Isaac Herzog.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Netanyahu refuzon kushtet e Hamasit për një marrëveshje: S'ka zgjidhje tjetër përveç fitores! Ushtria gati për të hyrë në Rafah











