Blinken komplimenta Ramës dhe 'shuplakë' Kurtit, eksperti Osmani: Vendimi për dinarin ka ndryshuar trajektoren amerikane për Kosovën

Kreshnik Osmani ekspert i çështjeve ndërkombëtare në një lidhje skype në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ka folur për mesazhet që dha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Tiranë të cilën e përmbylli me një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ndalur te komplimentet që pati për Ramën, Osmani tha se ishin “rutinë”.

“Une nuk mendoj se Blinken vjen këtu për të shpërndarë certifikata dhe diploma sigurisht që është pjesë e kortezisë. Amerikanët e kanë mirësjelljen dhe xhentilesat nëpër këto takime.  Nuk përjashtohet mundësia që Alex Soros të ketë bërë lobim. Nuk e pashë Blinken të tretur për Ramën. Ata kanë thënë se marrëdhënien e kemi me popullin shqiptar dhe jo me qeverinë shqiptare. Ata ashtu sillen. Ata janë xhentilë”, tha ai.

Deklaratat për Kosovën i lexoi si një shuplakë ndaj Kurtit. Sipas Osmanit Sekretari Amerikan i Shtetit  la të kuptohet se me vendimin e fuindit të Kosovës për të hequr dinarin nga përdorimi, ka ndryshuar trajektorja e Amerikës në raport me Prishtinën.

“Ishte një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme sigurisht në këtë moment gjeopolitik në të cilin ndodhet planeti. Të gjitha deklaratat, treguan sesa të rëndësishme janë sot marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sesi e gjithë bota dhe planeti janë të ndikuar nga çdo zhvillim që ndodh në çdo cep të tij kjo e bën të rëndësishme vizitën e Blinken për rajonin dhe për faktorin shqiptar në veçanti. Interesante ftesa e tyre për të mos bërë pritje madhështore. Dha mesazhin se kemi nevojë të punojmë e të ecim përpara.  Ai dha mesazhet të qartë për Rusinë dhe Serbinë që të kanë nevojë dhe përpiqen të japin ndikim në Tiranë.”

“Blinken duke folur për Kosovën dhe problemet që lidhen me dinarin ka dhënë një deklaratë duke thënë se vendimi i Kosovës për dinarin i ka ndikuar tashmë, pra marrëdhëniet me Kosovën nuk janë si më parë. Ka dhënë se vendimi i Kosovës për dinarin e ka ndryshuar trajektoren amerikane për Kosovën. Kjo duhet të lexohet me urgjencë nga Kurti dhe klasa politike në Kosovë”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 15/02/2024 19:28

    Ky “eksperti” i paska rene ne koke ????

    Përgjigju
    • Arbër: 16/02/2024 07:02

      Sa herë që flasin diçka për Kurtë ziun do dalë një avokat mbrojtës për dështakun e vv-së

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025