Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar në Report Tv vizitën për herë të parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Vizitë të rëndësishme e ka quajtur Mediu, duke theksuar se çdo vizitë e një niveli të tillë shërben për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.
Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Mediu tha se kjo vizitë është e rëndësishme për të gjithë rajonin, duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën ndodhet bota, lufta në Ukrainë apo edhe paralajmërimet për një konflikt të mundshëm në Ballkan.
“Vizitë e rëndësishme sidomos duke pas parasysh kontekstin, zhvillimet në Ukrainë dhe Ballkan. Pas vizitës do jetë në konferencën e sigurisë në Mynih, me përmasat më të mëdha që zhvillohet çdo vit për çështjet sigurisë ku padyshim edhe Ballkani do ketë rendësi të veçantë. Çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikan merr një rëndësi të veçantë, për të forcuar partneritetin në fusha të ndryshme.
Vizita ka të bëjë edhe me rajonin. Shqipëria do organizim një takim të shumë vendeve për mbështetjen e Ukrainës. Ky është një moment që vjen edhe në vlerësim të kësaj, konteksti është më i gjerë se Tirana. Por vlerësimi që i bëhet Shqipërisë duhet parë si një moment historik për një partneritet të qëndrueshëm me SHBA”, tha Mediu për Report Tv.
Për Mediun, kjo vizitë nuk duhet të përdoret për interesa politike.
“Nuk duhet të ketë asnjë lëkundje në opinion politik shqiptar që marrëdhëniet me SHBA duhet të jenë sa më të qëndrueshme. Do e shikoja abuzive që të shpërdorohej detyra e tij për interesa politike. Amerika e ka përcaktuar Shqipërinë si partnere strategjike pavarësisht se kush është në qeveri sot apo nesër”, tha Mediu.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
Eshte e cuditshme si e gjejne provincialet njeri tjetrin! Krimineli Mediu qe bashke-vrau 26 vete ne Gerdec dhe qe i shiti Amerikaneve fisheke kinez, merret ne interviste si ekspert i mardhenieve me USA kur ne fakt duhet te jete personi i fundit ne Shqiperi qe duhet te flase per keto marrdhenie. Te vjen te vjellesh me nivelin provincial dhe inferior te intervistes!
PërgjigjuNuk do përdoret politikisht, por prokurorisht nga Spaku.