Blinken paralajmëron Rusinë: Mos njihni si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore

Blinken paralajmëron Rusinë: Mos njihni si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia. Dhoma e ulët e parlamentit rus ose siç njihet Duma votoi të martën për t'i kërkuar Presidentit Vladimir Putin të njohë republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat shpallën pavarësinë nga Ukraina më 2014, pas largimit të detyruar nga pushteti të ish-Presidenti Viktor Janukoviç gjatë atij që u njoh si revolucioni ukrainas.

Bashkimi Evropian i kërkoi Moskës që të mos e bëjë këtë hap, që po kërkon Duma Shtetërore. Nëse presidenti do ta miratonte një gjë të tillë kjo mund të intensifikonte edhe më tej tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, gjë që ka nxitur frikën e një pushtimi rus.

“Miratimi i kësaj rezolute do të minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, do të vinte në pikëpyetje të mëtejshme angazhimin e shpallur të Rusisë për të vazhduar rrugën diplomatike me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

Ai paralajmëroi se një veprim i tillë “do të kërkonte një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e vendit.


Lajmi kryesor:

Ukrainë-Rusi, sërish tensione! Separatistët e Donbasit akuzojnë: Po na sulmojnë! Mohon Kievi: Rebelët kanë qëlluar! SHBA: Lajmet për tërheqje janë false, rusët kanë shtuar 7000 ushtarë


/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen