Ukrainë-Rusi, sërish tensione! Separatistët e Donbasit akuzojnë: Po na sulmojnë! Mohon Kievi: Rebelët kanë qëlluar! SHBA: Lajmet për tërheqje janë false, rusët kanë shtuar 7000 ushtarë

Ukrainë-Rusi, sërish tensione! Separatistët e Donbasit akuzojnë: Po na sulmojnë! Mohon Kievi: Rebelët kanë qëlluar! SHBA: Lajmet për tërheqje janë false, rusët kanë shtuar 7000 ushtarë

Tanke ruse në kufi

Pavarësisht njoftimeve për tërheqje nga Moska dhe hapjen e negociatave nga ukrainasit, tensioni vazhdon të rritet në kufirin mes dy Rusisë dhe Ukrainës në zonën e Donbasit. Separatistët rusë akuzojnë forcat qeveritare në Kiev se kanë përdorur mortaja, granatahedhës dhe mitralozë për të sulmuar territorin e tyre në agim të së enjtes, në kundërshtim me marrëveshjen e planifikuar për t'i dhënë fund konfliktit.

Ushtria ukrainase mohoi megjithatë se kishte lëshuar raketa me mortaja në pozicionet separatiste dhe në të vërtetë u përgjigj se ishin rebelët ata që granatuan pozicionet në Kiev.

 "Pavarësisht se pozicionet tona u goditën me armë të ndaluara, përfshirë artilerinë 122 mm, trupat ukrainase nuk u përgjigjën duke hapur zjarr”, ka thënë një zëdhënës ushtarak ukrainas.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur qëndrimin se pretendimi i Rusisë se po largon trupat nga kufiri me Ukrainën është "i rremë". Ai tha se 7000 trupa shtesë kanë mbërritur ditët e fundit.

Zyrtari tha gjithashtu se Rusia mund të lëshojë një pretekst "të rremë" për të pushtuar Ukrainën "në çdo moment".

Moska thotë se po largon trupat nga kufiri ukrainas pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Por zyrtarët perëndimorë thonë se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur pretendimin.

"Rusia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë drejt de-përshkallëzimit," ranë dakord presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në një telefonatë të mërkurën, sipas kancelarisë gjermane.

Rusia - e cila ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë t

Për momentin nuk ka qëndrime të mbajtura nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila monitoron situatën në terren, por misioni i së cilës ditët e fundit është çmobilizuar pjesërisht me tërheqjen e personelit amerikan dhe britanik.

Këto lloj mosmarrëveshjesh kanë ndodhur shumë herë gjatë tetë viteve të fundit, por lajmet e mëngjesit të sotëm vijnë në një kontekst politik të përkeqësuar. Njoftimet për tërheqje të pjesshme të Rusisë janë mohuar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, të cilat vërtet së bashku me britanikët akuzojnë Moskën edhe për dërgimin e trupave të reja në kufi, pas grumbullimit të më shumë se 100 mijë ushtarëve dhe fillimit të stërvitjeve ushtarake në Krime dhe Bjellorusi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu ka mbajtur një profil për dialog ditët e fundit, tha se nuk ishte në gjendje të thoshte nëse rusët po i tërheqin vërtet trupat e tyre nga kufiri me Ukrainën.

"Ka shenja të ndryshme në këtë kuptim, tani nuk është koha për t’u besuar sinjaleve”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Presidenti Ukrainas pi çaj me ushtarët ne kufi me Rusi! Ja dhurata e veçantë që iu bëri

Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi fshatin e vijës së parë të Shyrokyne në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Presidenti kaloi rreth 30 minuta duke ngrënë dhe pirë çaj me ushtarët ukrainas, në atë që shihet si një turne për rritjen e moralit. Në fund, Zelensky u dhuroi ushtarëve ora për shërbimin e tyre në Ukrainë

Ora 16:28
Paralajmërimi i Borell: Nëse Rusia rrit agresionin kundër Ukrainës, të gatshëm t'i propozojmë Këshillit të BE një paketë sanksionesh

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell, ka deklaruar se është i gatshëm t’i propozojë Këshillit të BE-së një paktë sanksionesh të rënda në rast se do të ketë rritje të nivelit të agresionit rus kundër Ukrainës.

Borell theksoi se tashmë kjo është përgatitur në koordinim me BE dhe SHBA, si edhe në bashkëpunim me partnerë të tjerë, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse ka agresion nga ana e Rusisë unë do të mbledh menjëherë Këshillin e BE dhe do të paraqes një paketë sanksionesh. Kjo kërkon një vendim unanim nga ana e Këshillit të Ministrave të BE, por jam i sigurt se nuk do të mungojë”, ka thënë Borell.

Ora 16:00
SHBA: Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë amerikan nga ambasada në Moskë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të enjte kanë konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga ambasada e saj në Moskë, duke e quajtur masën si një “hap shkallëzues” të paprovokuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Rusia ka dëbuar zëvendës-ambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë, ndërkohë nga ana e Moskës nuk ka asnjë reagim.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se veprimi i Moskës ishte “i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë si një hap përshkallëzues dhe po shqyrtojmë përgjigjen tonë”.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona”, thotë departamenti.

Ora 15:41
Kriza Rusi-Ukrainë, Kamala Harris niset për në konferencën e Mynihut

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris niset sot për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih, ku do të përqëndrohet në konsultimin me aleatët mbi krizën Rusi-Ukrainë. Zonja Harris pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Të shtunën zonja Harris do të mbajë një fjalim ku pritet të nënvizohet uniteti që ekziston mes vendeve perëndimore dhe anëtarëve të NATO-s, në fushën diplomatike, atë ushtarake si dhe ekonomike.

“Nënpresidentja do të nënvizojë se uniteti është një burim force që do të na lejojë të përgjigjemi me shpejtësi dhe ashpër ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus”, u tha gazetarëve në një konferencë të mërkurën një zyrtar i lartë i administratës.

“Fjalimi i saj do të përqëndrohet gjithashtu në garantimin e aleatëve dhe partnerëve tanë mbi përkushtimin tonë për të forcuar NATO-n dhe aleatët tanë përballë agresionit rus. Ajo do të flasë rreth asaj se si një sulm ndaj Ukrainës, do ta bëjë Rusinë më të dobët dhe jo më të fortë”, shtoi ai.

Zyrtarët thanë se synimi i përgjithshëm i udhëtimit është garantimi që aleatët perëndimorë të jenë plotësisht në një linjë si dhe që t'i dërgohet një mesazh i qartë Rusisë, rreth asaj që e pret në vazhdim.

Ora 13:58
Tensionet, Presidenti i Ukrainës: Nuk ka rrugë tjetër për ne veç NATO-s! Stoltenberg: Rusia mund të përdorë një pretekst për të justifikuar pushtimin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se për vendin e tij nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në NATO. Ai i ka dhënë kështu një përgjigje të qartë Rusisë, që kërkon që një gjë e tillë të mos lejohet, por megjithatë Zelenskypranoi se anëtarësimi në NATO nuk mund të ndodhë tani. Sipas tij, ky është një proces i gjatë dhe Ukraina as që e ka filluar.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia mund të përdorë një pretekst të rremë për të justifikuar përdorimin e forcës kundër Ukrainës.

"Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës," tha ai në një konferencë për shtyp në Bruksel.

"Rusia ka grumbulluar forcën më të madhe që kemi parë në Evropë për dekada në Ukrainë dhe rreth saj. Ka shumë oficerë të inteligjencës ruse të stacionuar në Ukrainë. Ne kemi parë përpjekje për të organizuar pretekst, operacione false për të një justifikim për pushtimin e Ukrainës", tha Stoltenberg.

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës është ende e tensionuar, ku në një kohë që  Rusia pretendon se ka tërhequr një pjesë të trupave, Perëndimi shprehet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ora 10:46
Blinken paralajmëron Rusinë: Mos njihni si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia. Dhoma e ulët e parlamentit rus ose siç njihet Duma votoi të martën për t'i kërkuar Presidentit Vladimir Putin të njohë republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat shpallën pavarësinë nga Ukraina më 2014, pas largimit të detyruar nga pushteti të ish-Presidenti Viktor Janukoviç gjatë atij që u njoh si revolucioni ukrainas.

Bashkimi Evropian i kërkoi Moskës që të mos e bëjë këtë hap, që po kërkon Duma Shtetërore. Nëse presidenti do ta miratonte një gjë të tillë kjo mund të intensifikonte edhe më tej tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, gjë që ka nxitur frikën e një pushtimi rus.

“Miratimi i kësaj rezolute do të minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, do të vinte në pikëpyetje të mëtejshme angazhimin e shpallur të Rusisë për të vazhduar rrugën diplomatike me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

Ai paralajmëroi se një veprim i tillë “do të kërkonte një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e vendit.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zenun Tyta: 18/02/2022 08:42

    Amerika kujton se është polici i ksaj Bote. Po Rusis Amerika i ha mutin. Amerika la brekët e doli si i dhier nga Afganistani e i diskretituar deri në palc. Ka ardhur dita ti tregohet vëndi kti shteti terorist.

    Përgjigju
  • e verteta,: 17/02/2022 18:15

    NATO do vetem lufte. I kane ngelur armet pa u shitur dhe duan te ndezin luften ne zemer te Evropes.NATO qe nga 1998 nuk eshte me paqesore por eshte kthyer Organizat Terrorriste

    Përgjigju
  • NATO: 17/02/2022 11:16

    Do apo nuk duan Putini Lavrovi Sashenka NATO do te hyje ne Ukraine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)