
Sekretari amerikan i SHBA-së Antony Blinken dhe Presidenti i Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas
Sekretari amerikan i SHBA-së Antony Blinken ka zhvilluar një takim me Presidentin e Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas këtë të dielë gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bregun Perëndimor.
Blinken konfirmoi angazhimin amerikan për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të rifilluar shërbimet thelbësore në Gazë ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit vazhdon.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mattheë Miller tha se Sekretari Blinken ka theksuar gjatë takimit se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë.
“Sekretari Blinken dhe zoti Abbas diskutuan përpjekjet për të rikthyer qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, përfshirë nevojën për të ndaluar dhunën ekstremiste kundër palestinezëve dhe për t'i mbajtur përgjegjës ata që sulmojnë palestinezët”,- është shprehur Miller.
“Sekretari Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për avancimin e masave të barabarta të dinjitetit dhe sigurisë si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët. Sekretari Blinken shprehu gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të punuar drejt realizimit të aspiratave legjitime të palestinezëve për krijimin e një shteti palestinez”, - shtoi ai, raporton VOA.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet










