VLORË-Policia e Vlorës ka arrestuar një 28 vjeçar, i cili është denoncuar në disa raste për blerje me kartëmonedha të falsifikuara.
Në kuadër të operacionit “Kartëmonedha” u arrestua Florjan Kasneci, të cilit në momentin e arrestimit iu sekuestruan 1070 euro false si dhe 2 kg lëndë narkotike "Cannabis".

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të pronarit të një Fast-Foodi, ku Kasneci kishte paguar me 50 euro të falsifikuara. Gjithashtu ndaj tij janë depozituar edhe dy kallëzime të tjera, për blerje në një farmaci dhe blerjen e një pal syzeve pak ditë më parë.
Policia ka bllokuar dhe sekuestrur në cilësinë e provës materiale:
- 1070 Euro false (në total),
- 2 kg lëndë narkotike të llojit "Cannabis",
- një automjet tip "AUDI" me targë: AA721EL,
- një aparat celularë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com