Bllako u rikthye në burg, flet avokati: Vendim absurd, ‘hip së të vrava e zbrit se të vrava’! Ai nuk përbën rrezik

 

Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili me vendim të Gjykatës së Apelit të SPAK u rikthye në burg për çështjen e inceneratorëve, është shprehur se i duket absurd ky vendim dhe se pret të marrë në në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. Për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha avokati Sokol Hazizaj.

I pyetur se a ishte e drejtë që Alqi Bllako të ishte i lirë ndërsa Lefter Koka në burg, avokati tha se nuk duhet ngatërruar pozicioni procedural i Alqi Bllakos me të Kokës.

Ndërsa nëse klienti i tij është pyetur apo për inceneratorin e Tiranës, Hazizaj u shpeh se  “Nuk është pyetur dhe nuk ka asnjë lloj indicie që do të më motivonte mua të jepja një përgjigje tjetër”.

 


Lajmi kryesor:

Vetëm 34 ditë jashtë qelie, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllakon! Arrestohet në sallën e gjyqit (VIDEO)


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja