TIRANË- Vetëm 34 ditë ka zgjatur liria e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në qeli Bllakon, pas ankimit të SPAK. Nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi sot masën ‘arrest me burg. Bllako u arrestua në sallën e gjyqit.
Ku vendim i Apelit të Gjykatës së Posaçme vjen pasi GJKKO liroi Bllakon më 6 tetor dhe i zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Gjykata mori parasysh se duhet të kujdeset për 3 fëmijët e mitur pasi gjendja e familjes së tij është e rënduar dhe pa përkujdesje, sepse bashkëshortja e Bllakos është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. Por ky vendim u apelua nga SPAK.
Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.
Kjo shkelje, sipas SPAK, u bë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në Ministrinë e Mjedisit në postin e sekretarit, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave. Po për inceneratorin e Fierit, pas hekurave është edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili gjithashtu kërkon zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili me vendim të Gjykatës së Apelit të SPAK u rikthye në burg për çështjen e inceneratorëve, është shprehur se i duket absurd ky vendim dhe se pret të marrë në në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. Për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha avokati Sokol Hazizaj.
I pyetur se a ishte e drejtë që Alqi Bllako të ishte i lirë ndërsa Lefter Koka në burg, avokati tha se nuk duhet ngatërruar pozicioni procedural i Alqi Bllakos me të Kokës.
Ndërsa nëse klienti i tij është pyetur apo për inceneratorin e Tiranës, Hazizaj u shpeh se “Nuk është pyetur dhe nuk ka asnjë lloj indicie që do të më motivonte mua të jepja një përgjigje tjetër”.
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako do të kthehet në qeli. Apeli i GJKKO ka vendosur që të rikthejë në qeli Bllakon pas ankimit që bëri SPAK.
Avokat, dhe ne e lexojme ligjin njesoj si ju. Thjesht gjyqtaret/prokuroret kane vendimarrje. Mos bej kaq mbrojtje te devotshme se po lexojme cdo dit per vjedhje energjie perfundojne ne burg ndersa i mbrojturi prej teje spaska pas asnje vendimarrje vec se ka firmos thua.po kta jane pers e rrzikshem pra zoteri se nuk dine cfare firmosin derisa t ju dal sheshi.Nderkoh mbajne masen e arrestit ne shtepi se duhen rujt femijet po me oara qe “sdinte” cfare firmoste nuk u kujtu per femijet?! Po c skena beni mo aman se popull jemi po dy gjera i mesum dhe ne
PërgjigjuSpaku nuk ka filluar nga puna akoma me peshqit e medhej merren me vogelsira
PërgjigjuKete e do avokati i vet ne burg sepse keshtu i rritet vlera e ndermjetesit. E nxorren per 1 muaj, e pergjuan per te gjitha dhe tani e kthyen serish ne burg. Zoti iu ve shenje budallenjve.
Përgjigju