Bllofi i Berishës/129 automjetet 
e reja janë dhuratë nga Japonia

Bllofi i Berishës/129 automjetet <br />e reja janë dhuratë nga Japonia
Nuk kanë fund akuzat e pabaza dhe mbi të gjitha të sajuara nga ana e opozitës në drejtim të qeverisë. Ashtu si gjithmonë, është ish-Kryeministri Sali Berisha, që akuzon qeverinë se ka kryer shpenzime luksi duke blerë 129 automjete.

Por e gjithë kjo është një mashtrim i radhës nga ana e ish-liderit të PD-së, në përpjekje për të vijuar sulmet e pabaza ndaj qeverisë. Kjo e fundit, përmes një deklarate për mediat, të shpërndarë ditën e djeshme, ashtu sikurse të publikuar edhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ka njoftuar dhurimin nga ana e qeverisë japoneze të 129 automjeteve të gjeneratës tjetër.

E ndërsa nga njëra anë është Berisha që del bllof sërish me akuzat e tij, qeveria shqiptare ka saktësuar përpara se të vinin këto akuza, se automjetet janë dhuratë e qeverisë japoneze. Synimi është ulja e ndotjes në publik dhe ndërgjegjësimi tek qytetarët që sjell ndotja e ajrit nga gazrat e makinave.

Qeveria Shqiptare falënderon Qeverinë Japoneze, për dhurimin e 129 makinave të prodhimit më të fundit japonez. Kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti gjeneroz prej 500 milion YEN ose 4.6 mil USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015. Qëllimi i kësaj dhurate gjeneroze është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Këto makina do të shërbejnë në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore dhe publikut për përmirësimin e cilësisë dhe perfomancës mjedisore” thuhet në faqen e Kryeministrisë

Jo vetëm kaq, por menjëherë pas akuzave të Berishës, edhe në adresën qeveritare transparenca.al, theksohet se janë 129 automjete dhe jo 164 siç pretendon opozita, dhuratë e qeverisë japoneze në bazë të një marrëveshje dypalëshe të nënshkruar në Korrik të 2015

“Pretendimi i ngritur në postimin e Z. Sali Berisha se qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.2 milionë euro për blerjen e 164 makinave luksoze Toyota është i pavërtetë. 129 makinat Toyota, dhe jo 164 siç pretendohet në postim, nuk janë blerë nga qeveria shqiptare por janë një dhuratë e Qeverisë Japoneze e mundësuar përmes grantit gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4.6 milionë dollarë, i miratuar përmes nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe më 29 korrik 2015. Pra qeveria shqiptare nuk shpenzon asnjë qindarkë të taksapaguesve për blerjen e këtyre automjeteve”, thuhet në faqen transparenca.al. 

makinat
makinat
(Sqarimi i Qeverisë përmes faqes Transparenca.al)
makinat
(Denoncimi i Berishës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasem dy makina

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasem dy makina