Bllokada njëjavore doganore nga Maqedonia për Kosovën vlerësohet si i ka kushtuar Maqedonisë humbjen e afro 7 milionë eurove. Ndërkohë edhe nga "haraçi" i marrë prej kosovarëve, besohet se shteti maqedonas nuk ka fituar më shumë se 20 mijë euro.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi, thekson se humbjet e Maqedonisë gjatë kësaj kohe kanë qenë diku 1 milion dollarë në ditë. Ky është dëmi material, ndërsa dëmet tjera indirekte e prekin sferën e tregut, shtoi ai.

Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)