Kryetari i Kuvendi Gramoz Ruçi ndërhyri duke i dhënë të drejtë opozitës dhe theksuar se opozita ka të drejtë. “Kur kemi pritur dy vjet, presim dhe dy javë. Nuk kemi asnjë nxitim”. Në këtë kërkesë të paraqitur nga PS-ja është vendosur si kusht paraqitja e provave bindëse nga ana e prokurorisë ku deputetët dhe ministrat nuk mund të arrestohen pa u paraqitur fakte.
Me konsensus dy palët vendosën që nisma të hiqet nga rendi i ditës. Pas heqjes nga rendi, mbledhja vijoi me diskutimet për Kodin e Etikës, ku opozita u pozicionua sërish kundër. Alibeaj i kujtoi Ruçit se nuk mund të diskutojmë për Kodin e Etikës në momentin që sipas tij opozitës i ndërpritet fjala në Kuvend dhe Kushtetuta shkelet, referuar zgjedhjes së Kryeprokurores së re.
“Nuk mund të diskutojmë veshjen dhe krehjen kur po shkelet Kushtetuta”. Kodi i Sjelljes u shqyrtua nen për nen dhe në tërësi. Votat ishin 5 me 5, kështu që Kuvendi do jetë ai që do të vendosë në seancën e ardhshme. Këshilli do të dërgoje dy raporte në Kuvend.
Debati te Këshilli i Rregullores dhe Mandateve
Halimi: Nuk parashikohet se cfarë ndodh me deputetin nëse shkel Kushtetutën
Alibeaj: Mendoj që duhet të kushtojmë më shumë vëmendjen për naftëtarët e Fierit që janë dhunuar nga policia
Ruçi: Po ju nuk keni sjellë asnjë rekomandim
Nasip Naco: Të plotësohet edhe njëherë dhe të vijë këtu edhe të votohet
Kodi i Etikës, Hysi-Nasip Naços: Ke sjellë një dokument bosh. Kam bërë edhe punën tuaj, gratë punojnë më shumë se burrat
LSI, Nasip Naço: Rregulloren e keni shkruar 10 herë gabim. Termi "procedim" nuk është as në Kushtetutë, e as në Kodin e Procedurës Penale
Alibeaj: Po flisni për gjëra të luksit parlamentar. Kur ky parlament heq dorë nga çështje thelbësore, si thyerja e Kushtetutës dhe rregullores e ka shpirtqetësinë të merret me Kodin e Etikës. U zgjodh me 69 vota prokurori i përgjithshëm, ku është etika këtu? Deputetëve u pengohet fjala me urdhër të gardës. Dëshirë përverse e kryeministrit. Ai është inxhinieri i kësaj punë. Si të themi mirëmëngjes, mirëmbrëma. Ky është shqetësimi më i madh i publikut sot? Ta fillojmë nga respektimi i Kushtetutës që ju e keni shkatërruar një muaj më parë? Së pari të zhbëjmë zgjedhjen e paligjshme të zgjedhjes së prokurores
Ruçi: Duhet ta miratojmë sa më shpejt Kodin e Sjelljes së deputetëve. Vetëm Nora Malaj ka sjellë amendime për materialin.
Nis shqyrtimi i Kodit të Etikës.....
Halimi: Ju thoni që këtij SPAK-ut që miratuam bashkë për reformën në drejtësi, do t ja mbyllni derën kur të trokasë në këtë mbledhjen tonë për të arrestuar deputetë
Votohet me konsensus, ndryshimet për rregulloren propozuar nga PS hiqen nga rendi i ditës në mbledhjen e Këshillit te Mandateve
Gramoz Ruçi: Kemi dy vjet që kemi miratuar ndryshimet në Kushtetutë e nuk i kemi reflektuar në Rregullore. Duhet të ndryshojmë rregulloren sipas neneve të gjykatës Kushtetuese. Opozita ka të drejtë. Kur kemi pritur dy vjet, presim dhe dy javë. Nuk kemi asnjë nxitim...
Alibeaj: Të mos e përfshijmë në rendin e ditës...
Halimi: A keni ndonjë hall që doni ta bëni me urgjence? Na e thoni. Ta dimë çfarë halli keni?
Administrata e Kuvendit: Jemi në përputhje të rregullores
PD, Halimi: Kërkoni të mos lejojmë arrestimin e deputetëve dhe t’u bëjmë gjyqin prokurorëve. Kjo ndodhi pas rastit Tahiri. Doni të mbroni deputetët. PD ka qenë në cdo rast për pranimin e kërkesave të prokurorisë pa asnjë kërkesë shtesë... Të hiqet nga rendi i ditës ndryshimi i rregullores. Nuk është sipas afateve. Për PD është e pa imagjinueshme kjo që keni propozuar
d.b/shqiptarja.com