Policia e Tiranës iu ka bërë thirrje drejtuesëve të mjeteve të evidentojnë lëvizjen në autorstradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë në këtë aks po punohet për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë.
 
Policia e Tiranës lëshillohen drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin kalimin nga Fushë Kruja- Ura e Gjoles- Tiranë.
 
Njëkohësisht drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Tirana për në Durrës këshillohen të përdorin si rrugë alternative, rrugën e vjetër me kalim nga Vaqarri.
 
Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë ju kërkon ndjesë për shqetësimet në trafik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.


Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)