Bllokimi i fakultetit të Drejtësisë nga një grup studentësh, Dekani: E di arsyen por nuk mund ta them

TIRANE-Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha ka folur sërish për mediat lidhur me situatën në këtë fakultet. Juridiku vijon që të jetë i bllokuar prej disa ditësh nga një grup, ndërsa dekani akuzon se disa prej tyre nuk janë studentë. Hoxha u shpreh se dekanati është në komunikim të vazhdueshëm me studentët që duan të bëjnë mësim dhe që janë pjesa dërrmuese.

Ai kishte një apel për grupin që ka bllokuar fakultetin, duke u kërkuar që të vijojnë protestën në një prej ambienteve, por të mos bllokojnë mësimin.  “Arsyeja? Këtë nuk mund ta them, edhe pse mund ta kem, por nuk dua ta them. Studentët e fakultetit të drejtësisë duhet ta dinë që profesorati është në detyrë për procesin mësimor. Ne nuk legalizojmë bllokimin e ambienteve.

Ne kemi vijuar të bëjmë atë që kemi bërë prej kohësh, duke pasur kontakte që ndodhen në ambientet e fakultetit dhe ata që duan të zhvillohet procesi mësimor. Sot nga takimi që pata nga një grup studentësh, që sa vjen dhe rritet, që duan të bëjnë mësim është krijuar përshtypja sikur nuk i mbështesim. Në fakt ajo që kemi bërë edhe me vendime dhe deklarata është që ne u kemi kërkuar studentëve, që nuk lënë të bëhet procesi mësimor, u kemi kërkuar, që ata duhet të bëjnë të mundur që procesi të zhvillohet.

Iu kemi propozuar që të marrin ambiente nga fakulteti, por jo të bllokojnë të gjithë fakultetin. U bëj thirrje të lenë ambientet dhe të akomodohen që edhe protesta të vijojë edhe sensibilizmi të jetë, por procesi duhet të rifillojë, i cili nuk po bëhet i mundur, pasi fakulteti është i bllokuar studentë, por edhe persona që nuk janë studentë fare, më kanë thënë se nuk di në mënyrë të sigurt. Ajo që ka ndodhur deri tani, është që është i vetmi fakultet që ambientet janë të bllokuara nga një grup studentësh dhe jo të fakultetit të drejtësisë.

Unë përpara pak minutash kisha një grup të madh studentësh që ishin të irritur dhe kishin edhe vërejtje për mua dhe personelin që duhet më shumë pozicionimi ynë në raport me atë që kanë ambientet. Ne u themi studentët që kanë ambientet duhet ti lirojnë”.  Prej disa ditësh një grup studentësh vijojnë bojkotin, madje kanë bllokuar edhe zhvillimin e mësimit te fakulteti i Drejtësisë, ndërkohë që, një pjesë tjetër e tyre i kanë drejtuar një shkresë zyrtare rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, për rifillimin e menjëhershëm të mësimit (lexo këtu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 22/01/2019 19:03

    Shume korekt pozicioni i Dekanit. Ata studente qe duan te protestojne te kene ne dispozicion nje ambjent te pershtatshem dhe te vijoje komunikimi per kerkesat qe kane, por ne asnje menyre nuk mund te shkelin te drejten e studenteve qe duan te vijojne mesimin. E drejta e gjithkujt mbaron atje ku shkel te drejten e tjetrit. Ps Sa per jostudentet, ne se ka te tille, te karkohet largimii menjehershem. Fakulteti nuk eshte han.

    Përgjigju
  • Populli: 22/01/2019 18:45

    Po cfar mender dekani je ti o mavrako kur ke frik nga sali lazarati hakoma?pak vodhi e bija por ben dhe ligjin!o kerko ndihme ngainistria ose jep doreheqen,Turp,sikur e ka fakulitetin prone te babait dhe ke fakultet ai qe shkaterroi gjicka ne Shqiperi!

    Përgjigju
    • elda: 22/01/2019 20:21

      po ti o populli kush je qe i flet nje akademiku dhe njerit nga juristet me te shquar te rsh me kete gjuhe. dhe sa per djeni ska lidhje fare goca e ish km por ka lidhje rektori ai eshte mbrapa levizjes studentore. mer pak info pastaj shkruaj

  • Erik: 22/01/2019 15:41

    O zoteri kerko perjashtimin e tyre, nuk jane te denje per te qene studente me ate lum sharrjesh. E kuptojme dhe ne qe i ka vene PD-LSI aty me ne krye rektorin.

    Përgjigju
  • Luli: 22/01/2019 15:14

    O trego arsyet ose Largohu krenar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin