Fakulteti i Drejtësisë/ Disa studentë i kërkojnë rektor Konit rifillimin e mësimit, të tjerë vijojnë bojkotin me ofendime (Dokumenti+Video)

Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë vijojnë bojkotin mësimor në shenjë proteste, ndërkohë që, një pjesë tjetër e tyre i kanë drejtuar një shkresë zyrtare rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, për rifillimin e menjëhershëm të mësimit.

Studentët protestues, sikurse shihet në video, janë mjaft të revoltuar, teksa përdorin edhe fjalor ofendues përkundrejt dekanit, policisë e kryeministrit. 

Nga ana tjetër, studentët të cilët i kanë drejtuar shkresën zyrtare rektorit Mynyr Koni, kërkojnë zhbllokimin e ambjenteve dhe vazhdimin e mësimit, pasi sipas tyre po afron sezoni i provimeve dhe u rrezikohet humbja e vitit akademik për shkak të orëve të humbura.

Këto studentë, teksa kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të mësimit, shprehen se ky bllokim po krijon edhe përplasje mes atyre që kanë bllokuar dhe shumicës së studentëve që duan të zhvillojnë mësim e të mos humbin vitin akademik.

Kërkesa e plotë e grupit të studentëve të 'Drejtësisë', ndaj rektorit Mynyr Koni:

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare