Bllokimi i flurimeve në SHBA, korrespondenti i Report Tv: U krijua kaos në aeroporte, rreth 2 mln pasagjerë u prekën

Nga SHBA-ja, korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika ka raportuar mbi situatën e paprecedentë që u krijua ditën e sotme në Amerikë me anulimin e 7600 fluturimeve. Autoritetet thanë se shkak u bë  një problem në serverat qendrorë, ndërkohë që korrespondenti i Report Tv theksoi se hetimet po vijojnë dhe se Shtëpia e Bardhë thotë që nuk ka të bëjë me sulm kibernetik apo sulm terrorist.

Ndrenika tha se fluturimet u ndaluan rreth orës 6 të mëngjesit dhe më pas nisën sërish në 09:30, me orën lokale. Ndërkohë, senatori republikan Ted Cruz në Komisionin e Transportit ka kërkuar reformim të plotë të administratës federale të aviacionit.

“Deri tani s’ka të dhëna që kemi pasur të bëjmë me ndonjë sulm kibernetik apo sulm terrorist. Gjithsej 6700 fluturime u anuluan që nga orët e hershme të mëngjesit deri rreth orës 09:30 kur rinisën fluturimet. Sekretari i transportit tha se ndërprerja e fluturimeve është diçka që nuk duhet të ndodhë por ai theksoi se kjo ishte e duhur për kushtet e krijuara. Bëhet fjalë për mungesën informacionit që duhej ti jepej pilotëve për rreziqe te mundshme apo kushte të tjera të fluturimeve, pra që ata të parandalojnë ose të marrin masa për çdo lloj zhvillimi. Senatori republikan Ted Cruz në Komisionin e Transportit, kërkon reformim të plotë të administratës federale të aviacionit. Cruz tha se fluturimet duan siguri dhe ndërprerja është e papranueshëm”, tha ai.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Ndrenika tha se rreth 2 mln persona janë prekur nga anulimi i fluturimeve dhe se u shkaktua kaos në aeroporte.

“Nëse marrim parasysh fluturimet normale, rreth 2 mln persona mund të jenë prekur direkt ose jodirekt nga këto ndërprerje. Ka pasur radhë nëpër aeroporte. 6700 fluturimet që u prekën më sëshumti lidheshin edhe me avionët që ishin ndërkohë në fluturime dhe që u njoftuan për këtë zhvillim”, vijoi Ndrenika.

Kjo krizë ka pasur ndikim edhe te aeroporte të tjera ndërkombëtare, që kanë pasur vonesa në mbërritje ose ngritje të avionëve në fluturim.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kaon: 12/01/2023 08:27

    joe biden qe e ben ne breke nuk esht me per asnje gje, korrupsioni familjar e ka mbytur fare, amerika neper bote eshte bere karagjozi me i madh en historine e universit, normal qe as avionet nuk ngrihen me , sepse liberalistet nuk i shef me njeri me sy ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur