TIRANE - Për tu shqyrtuar dhe dhënë një vendim nga drejtësia shqiptare për mijëra dosje të bllokuara në sistemin e drejtësisë do të duheshin minimalisht edhe 17 vite.
Është ky alarmi i ngritur nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë në raportin e tij për situatën e gjyqësorit prezantuar prej tyre pak kohë më parë. Aktualisht Gjykata e Lartë është e bllokuar dhe aty nga 19 anëtarëte parashikuara është vetëm një, Ardian Dvorani, ndërsa pjesa tjetër është dorëhequr dhe shkarkuar prej procesit të vetting.
Në raportin e siguruar nga ReportTv deri në vitin 2036 qytetarët shqiptarë do duhet të presin me shpresën se e drejta do të vihet në vend.
Ky parashikim përkon me situatën në Gjykatën e Lartë ku aktualisht janë mbi 22.000 dosje të bllokuara ndërsa sipas KLGj situata pritet të bëhet me rëndë ku në këtë gjykatë nga apelet pritet të mbërrijnë dyfishi i kësaj shifre mbi 31.000 dosje të tjera.
Një tjetër situatë e zymtë e krijuar me sistemin e drejtësisë është edhe vonesa e zbardhjes së vendimeve nga gjyqtarët.
Me postulatin se drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar, listën e gjykatave që nuk zbardhin në kohë vendimet e kryeson Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me 407 raste; Gjykata e Apelit Vlorë me 332 raste; ndjekur më pas nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me 161 raste dhe Gjykata Administrative e Apelit me 106 raste.
Kjo situatë sipas KLGJ vjen për shkak të mungesës së gjyqtarëve të cilët janë shkarkuar prej vetting apo pjesa tjetër është vetëlarguar.
Aktualisht në proces KLGj ka zhbllokimin e gjykatës së lartë ku ka nisur fazën e emërimeve dhe nga 22 kandidatë që aplikuan në fazën e dytë janë përzgjedhur vetëm 8 vetë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor, 17:57
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor, 14:48
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj
11 Dhjetor, 09:13
Normal.......po te fleje zaganjori me shoke mbi dosje aq do jene!po njerezit qe jane ne mungese lirie.....si do ja bejne?se kto maskarenjte kane dhene plot vendime te padrejtA
PërgjigjuBeni nje dispozite kalimtare. Kush ka 2 vendime te fituara te mos kaloj per gjykim ,te mbyllet direkt. Se keshtu nuk i dilet me. Ose ngrini tarifat e ankimit per gjykat te larte se per nje gardh mblidhen 3 gjykata e gjykojne. Pfffff
PërgjigjuDërgojani kalaveres me shokë e shoqe se i rregullon ajo... apo është e zënë me propagandë ...shtet kavie... njerëz me bisht... njësoj si 46 do hamë me lugë floriri sa të bëjmë vetingun... 6 vjet asgjeberje që justifikohet me shkatërrim gjyqësori... ja sa të shkatërrohet dhe apeli se pastaj fillon drejtësia popullore me partinë në krye...
PërgjigjuQe ta zgjidhin le te hrqin dhe apelin e ska me dosje
PërgjigjuDrejtesia ka nje cmim e thone apo jo
Përgjigju