Ligji për hapjen e dosjeve është miratuar më 30 prill 2015 por edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit, autoriteti i cili do të hapë dokumentet ende nuk është ngritur. Më shumë se një marrëdhënie me të shkuarën, ky bllokim parashikohet të kthehet në një problem për vijim e procesit të vetingut, pasi për të gjitha aplikantët për të qenë pjesë e institucioneve që do të bëjnë vetingun, përkatësisht Komisioneri Publik apo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një nga kushtet formale që duhet plotësuar për të mos u skualifikuar, është mos qenia bashkëpunëtor me ish sigurimin e shtetit gjatë regjimit komunist. Dëshminë e pastërtisë në këtë aspekt, duhet ta japë pikërisht Autoriteti për Informimin për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Në kushtet kur ky organ nuk është konstituuar, nuk ka kush jep këto dëshmi.
/Shqiptarja.com











