Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë të Korçës, të cilët janë ankuar se, tokat bujqësore u janë përmbytur pasi kanalet kulluese nuk janë pastruar.Tokat janë kthyer në këneta, ndaj fermerët protestuan duke hedhur patatet në rrugë, duke thënë se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Qeveria nuk ka vënë asnjë dorë. Qeveria kërkon taksa.

Fermerët

Ata i drejtuan një mesazh qeverisë se asnjë taksë nuk do të paguhet më për tokat e përmbytura nga bllokimi i kanaleve, madje është qeveria ajo që duhet të paguajë humbjet e të mbjellave të tyre nga përmbytja.

Asnjë taksë për tokat e përmbytura.

Fermerët 

Fermerët kanë paralajmëruar se, nëse qeveria nuk reagon për një javë, do të bllokojnë aksin kombëtar Korçë-Pogradec dhe Korçë- Kapshticë, duke hedhur gjithë produktet e tyre në rrugë.