Bllokimi i Memës, gazetarët
shqiptarë protestë para MPJ
Një grup gazetarësh shqiptarë dhe përfaqësues të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë protestuan sot përpara Ministrisë së Jashtme pas vendimit të autoriteteve greke për të mos lejuar hyrjen në vendin fqinj të gazetarit të Top Channel, Marin Mema.
TIRANE - Një grup gazetarësh shqiptarë dhe përfaqësues të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë protestuan sot përpara Ministrisë së Jashtme pas vendimit të autoriteteve greke për të mos lejuar hyrjen në vendin fqinj të gazetarit të Top Channel, Marin Mema.
Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa, deklaroi se vendimi i Athinës lidhet ngushtë me profesionin e gazetarit dhe kjo shkel disa konventa dhe ligje respektove të dy vendeve.
"Ne jemi të interesuar, për të mësuar ndër të tjera, se përse një gazetar profesionist përfshihet në listën e personave që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë kombëtare të shtetit fqinj. Nga ana tjetër ne jemi këtu për t'u interesuar edhe më tej, nëse në këtë listë që ekziston sipas autoriteteve greke, përfshihen të tjerë personalitete dhe përfaqësues të jetës publike, që janë profesionistë. Nëse shkaqet e shpalljes së tyre person 'non grata' janë vetëm ato që lidhen për arsye profesionale, në duam të dimë se cili është krimi që ata kryejnë", tha Çipa.
Përmes një letre zyrtare, gazetarët shqiptarë i kërkuan Ministrisë së Jashtme të Tiranës që të gjejë një zgjidhje dhe të mos mjaftohet me aktet formale. E njëjta letër i është dërguar edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe Kryeministrit Sali Berisha.
Para disa ditësh gazetari Mema nuk u lejua të kalonte kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në atë rast, atij iu komunikua se ishte në listën e zezë të personave të padëshiruar në Greqi, me motivacion se përbënte rrezik për sigurinë e vendit fqinj.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28