Bllokimi i nxënësve nga dëbora,
Haradinaj merr vendimin urgjent

Bllokimi i nxënësve nga dëbora,<br />Haradinaj merr vendimin urgjent<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bllokimit të disa autobusëve me mbi 300 nxënës të shkollave të mesme nga dëbora në Brezovicë. Haradinaj ka bërë thirrje të menjëhershme për evakuimin e nxënësve.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se njësitet e FSK-së dhe Policia e Kosovës tanimë janë atje dhe kanë evakuuar nxënësit dhe kanë hequr zhbllokuar rrugën.

Ja postimi i Haradinajt:
Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar