Vendimi i Gjykatës i shpërndahet pikave kufitare
Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.
Gjithashtu, Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt. Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katania njohur ndryshe so dosja preej 1600 faqe me hetimet nga grupit të Moisi Habilajt gjatë të cilave përmendet disa herë një përson me emrin "Saimir" që prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Shqiptarja.com e disponon të plotë vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës së Sajmir Tahirit. Në këtë vendim evidentohen disa prova të reja kryesisht të lidhura me mardhënie midis Sajmir Tahirit dhe Orest Sotës. Nga materiuali paraqitur prej prokurorisë referuar sistemit TIMS rezulton se Tahiri dhe Sota kanë zhvilluar disa udhëtime sëbashku më konkretisht në Itali dhe drejt Malit të Zi.
l.q/Shqiptarja.com