Bllokimi i produkteve nga fqinjët,
Panariti kërkon ndihmën e BE

Ministri Bujqësisë, Edmond Panariti i ka kërkuar homologut të tij gjerman, Christian Schmidt dhe Komisionerit të Lartë Europian të Bujqësisë Phil Hogan ndërhyrje për çështjen e bllokimit të herë pas hershëm të eksporteve bujqësore nga vendet fqinj dhe kērkoi ndihmen e BE e vendeve të rajonit për zgjidhjen e kësaj situate.
 
Kjo kërkesë nga ana e Panaritit është mbajtur gjatë vizitës që ai po mban në Gjermani, në kuadrin e Forumit Botëror të Bujqësisë.

panariti
 
Nga ana tjetër Panariti i informoi të dy personalitetet për zhvillimet e bujqësisë dhe progresin e kryer në drejtim të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 11 dhe 12, si pjesë e proçesit të integrimit të sektorit në BE.

panariti
 
Ministri Panariti kërkoi mbështetje në rritje për bujqësinë, nisur nga zhvillimi i dukshem i sektorit gjatë 2015 ku eksportet bujqësore u rriten me mbi 40%.

panariti
 
Ministri i Bujqësisë së Gjermanisë  Christian Schmidt, njoftoi ministrin Panariti për një vizitë të tij të afert në Shqipëri.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu