Kaosi dhe grushtet në Kuvend! 5 deputetë të Berishës përjashtohen me 10 ditë! Korreshi me 3 ditë, ‘falet’ Gështenja! Rithemelimi zhvendosi dhunën te ‘Etika’

TIRANË- Komisioni i Etikës me kërkesë të 13 deputetëve të Partisë Socialiste ka marrë vendimin që të përjashtojë nga Kuvendi 6 deputetë të Rithemelimit. Konkretisht janë përjashtuar me 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore, ndonëse edhe ndaj tij socialistët kishin kërkuar masë ndëshkimore.

Por para se Komisioni i Etikës të mblidhej, Berisha dhe deputetët që e mbështesin, krijuan rrëmujë dhe përplasje në ambientet e kryesisë së Kuvendit, pasi tentuan që të futen në mbledhje, duke tentuar që të mos lejojnë zhvillimin e mbledhjes. 

Socialistët u gjendën të papërgatitur nga ky skenar, ndërsa shumë prej tyre të painformuar për faktin se përplasjet po transmetoheshin në Facebook-un e kreut të Rithemelimit. Por vendimin e Komisionit të Etikës, vetëm me votat e socialistëve, opozita paralajmëroi se nuk do ta njohë.

'Gjithçka do të vendoset nga grupi, do të mblidhemi, por ne vendimin nuk e njohim. Nuk njohim vendime të paligjshme. Por ju e patë vetë, janë të filmuar.'- tha Berisha.

Opozita e Bardhit dhe Berishës ka ndërmarrë akte ekstreme në Kuvend duke mos lejuar prej disa javësh zhvillimin normal të seancave. PD e Lulzim Bashës është distancuar nga këto akte, duke thënë se një opozitë e dhunshme i shërben Edi Ramës.

13 deputetët e PS-së kërkuan masë disiplinore për deputetë të cilët në seancën e 30 tetorit 2023 në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati.

Përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi
1. Gazmend Bardhi
2. Bledion Nallbati
3. Flamur Noka,
4. Edi Paloka,
5. Albana Vokshi
Përjashtohet me 3 ditë
1. Saimir Korreshi
Nuk përjashtohet
1. Lefter Geshtenja

Kërkesa e deputetëve të PS-së

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën për marrjen e masës disiplinore)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Dhuna e deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi, PD: Të fitosh besimin e shqiptarëve, s’ka nevojë të inskenosh skena grushti

1698685717_Screenshot4.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka denoncuar dhunën e shkaktuar nga deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe të Rithemelimit të Sali Berishës. Pampuri në një shënim në rrjetet sociale thekson se nëse vërtetë duan që të jenë të besueshëm për qytetarët shqiptarë, s’kanë nevojë të inskenojnë skena grushti.

‘Parlamenti eshte institucioni ku cdo deputet duhet te debatoje, mendoj une, ne menyre konstruktive me argumenta, mbi ceshtje qe prekin drejtperdrejte qytetaret, mbi ceshtje qe lidhen drejtperdrejte me hallet dhe problemet e tyre, te kundershtoje cdo projektligj qe bie ndesh me interesat e qytetareve, dhe te denoncoje me fakte cdo padrejtesi qe i behet qytetareve.

Shqiptaret, te cdo kahu qofshin u lodhen me nje teater dhune ne ate salle parlamenti, u lodhen me skena hipokrizie, te cilat nuk i sherbejne askujt vecse grupeve te interesit, qe diten bejne sikur zihen e pasdite presin llokmen e radhes. Doni vertete te jeni te besueshem per shqiptaret? Ska nevoje te inskenoni skena "grushti"!

Me qetesi, dilni ne foltoren e parlamentit dhe tregoni gjithcka dini per per njeri-tjetrin sa i perket shperdorimit te pozitave qe keni e keni patur, ckodoni fjalimet me iniciale me te cilat shantazhoni njeri-tjetrin, nxirrni videot qe keni thene qe posedoni, te kuqe, blu apo lejla, dhe ja ku u zgjidh gjithcka, shqiptaret njihen me te vertetat e medha, ajo salle shpeton njehere e mire nga skena qe nuk i kane hije asnjerit, dhe e ardhmja eshte me e qarte per cdo shqiptar dhe cdo votues. Ndryshe me skena te tilla i sherbeni njeri-tjetrit, dhe asgje me shume. Shqiptaret nuk mund te ndjekin me modele dhune.’- shkruan Pampuri.

Ora 16:27
Komisioni i Etikës merr vendimin, përjashtohen me 10 ditë 5 deputetë të Rithemelimit! Korreshi me 3 ditë! Ndaj Gështenjës s’merret masë

1698685717_Screenshot4.jpg

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të Rithemelimit, konkretisht Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhit. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Ora 16:18
PS kërkon të përjashtohet, Korreshi: Turp i madh, marrin vendime pa hyrë në komision

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha se ai duhet të dëgjohet në rast se Komisioni i Etikës kërkon që ta përjahstojë. Korreshi tha se ai nuk zhvillon mbledhje të Komisionit të Etikës te grupi parlamentar i PS-së.

‘Kanë ndaluar deputetët të hyjnë. Ne kërkuam që të futen deputetët që duan të përjashtohen. Kanë të drejtën e mbrojtjes. Është rritur shumë rroga me thënë drejtën. S’na intereson kjo gjë. Do t’ia dalim siç bëjnë gjithë tjerët. Do ham groshë gjithë muajin. Nuk ma mban ta kaloj te PS-ja. Unë mbledhjen e Komisionit të Etikës te grupi parlamentar i PS-së se bëj. Ishalla nuk i ndryshojnë ligjet këta. Nuk na tremb 10 ditorësh. Nëse duan t’i bëjnë komisionet te PS-ja ti marrin vendimet pa hyrë në komision ky është turp i madh.’- tha Korreshi.

Ora 16:17
VIDEO/ 'Çohu...' Debate me tone të larta në Sekretariatin e Etikës, Flamur Noka prish mikrofonat i kërkon Bushkën të largohet

 

Debate me tone të larta janë zhvilluar edhe brenda sekretariatit për Etikën.

Deputeti Flamur Noka ka zhvidhosur mikrofonin  për të ndaluar Klotilda Bushkën të flasë.

Flamur Noka: Duhej të kishe thirrur median këtu. Çohu.

Më pas ka nisur të zhvidhosë dhe mikrofonin e një tjetër deputeti socialist.

Deputetët e Rithemelimit kërkojnë që deputetët që janë propozuar për masë disiplinore të dëgjohen si dhe në seancë të jetë e pranishme dhe media.

Klotilda Bushka është larguar nga mbledhja.

Ora 16:08
Berisha: E kanë marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve! Nuk do ta njohim

Sali Berisha tha se nuk do ta njohin vendimin e Komisionit të Etikës nëse vendosi për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për shkak të kaosit të krijuar një ditë më parë në sallën e Kuvendit. Sipas Berishës vendimin e ka marrë, PS-ja.

'Aty mund të shkojnë të gjithë deputetët. Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim të ulur si audiencë, kurse aty në tavolinën qendrore ishin deputetët të cilët Edi Rama kishte njoftuar përjashtimin e tyre. Pra nuk kishte asnjë shkelje rregullore nga ana e deputetëve të opozitës. Përkundrazi, Edi Rama e di, që ne nuk i ndahemi, e ka të qartë që ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Unë u them ju se, Edi Rama në mënyrë absolute nuk do të mund të pengojë komisionin McGonigal. Dua ta dini ju se është pyetur nga FBI, dy orë në aeroportin e Nju Jorkut, kurse këtu kërkon që shqiptarët të mos marrin vesh asgjë. Do ti marrin vesh që të gjitha. Do të marrin vesh që të gjithë aktet e pasurimit të tij si mamuth, të paligjshëm. Do të marrin vesh të gjithë mekanizmat për dhunimin e votës dhe blerjen e saj. Ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi. Sot ky ishte një moment i betejës tonë, por kjo betejë nuk ka të ndalur. Çfarë ndodhi. Ndodhi që ajo mori shkresat dhe iku, tha e kam marrë vendimin tha.'- tha Berisha.

I ndalur në aksionin opozitar, Berisha, tha se ka shumë skenarë, pasi është një betejë që po zhvillohet për herë të parë në këtë formë.

‘Gjithçka do të vendoset nga grupi, do të mblidhemi, por ne vendimin nuk e njohim. Nuk njohim vendime të paligjshme. Por ju e patë vetë, janë të filmuar. Ka shumë skenarë, pasi kjo është një betejë që zhvillohet nga një grup deputetësh për herë të parë në këtë formë.’- tha Berisha.

Ora 16:03
VIDEO/ Grupi i sherrit të Berishës futet te Sekretariati i Etikës, 'zaptojnë' zyrën e Bushkës: Nxirrni gardën jashtë! S’ka paqe në Kuvend pa rikthimin e të drejtave tona

 

Sali Berisha dhe grupi i tij mbështetës që krijoi dje në Kuvend sherr dhe shamatë, të përjashtuar nga Kuvendi kanë shkuar në Sekretariatin për Etikën duke bllokuar zhvillimin e mbledhjes. Deputetët e Rithemelimit janë futur në zyrën e kryetares së sekretariatit të etikës, Klotilda Bushka dhe kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat. Berisha thotë se Klotilda Bushka e ka marrë vendimin. 

“Shifni si merren vendimet këtu. Ajo dëgjon vetëm njërin largohet dhe thotë se kam harruar të marr vendimin, se unë jam ajo që marr vendim pa pyetur ligje dhe rregullore. Po mbrohen nga 5 badigardë. Në vend që të dëgjojë vendimet thotë se e ka marrë vendimin. Paqe nuk ka në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve.”

 

Ora 15:45
Mbledhja e komisionit të Etikës, deputetët e Rithemelimit kërkojnë të futen në mbledhje! Garda s’i lejon

 

Komisioni i Etikës pritet që të mblidhet që të diskutojë kërkesën e 13 deputetëve të PS-së për përjashtimin e 7 deputetëve të Rithemelimit, pasi krijuan kaos dje në Kuvend. Në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur deputetët e Rithemelimit me në krye Sali Berishën, Albana Vokshi e Edmond Spahon, të cilët duan të marrin pjesë në mbledhje. Ata nuk janë lejuar që të futen nga garda. Deputetët e opozitës kërkojnë mbledhje të hapur.

Bushka: Unë dua të bëj detyrën ju doni të bëni shou politik!

Vokshi: Pse e ke thirrur Gardën në një mbledhje Komisionin! E ke thirrur për të provokuar!

Ora 14:52
PS kërkon përjashtimin e tyre, Bardhi: Do jemi në mbledhjen e Komisionit të Etikës, por s’njohim asnjë vendim arbitrar

 

Deputetët e Rithemelimit do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS që kërkon përjashtimin e 7 prej tyre pas kaosit në Kuvend. Gazment Bardhi tha se do të marrin pjesë në mbledhje , por nuk njohin asnjë vendim arbitrar përjashtimi.

"Nëse mendojnë që do ta shuajnë të drejtat e opozitës duke vendosur përjashtimi arbitrare i kanë bërë llogaritë gabim. Do jemi në mbledhje, ndaj të cilëve kërkohet marrja  e masës. Ndryshe nga hera tjetër kur nuk u njoftuam, kësaj here na kanë njoftuar 1 orë para a thua se ne rimë pas derës së Ramës në Kuvend, megjithatë kemi marrë vendim që do shkojmë ne mbledhjen. Ne nuk njohim asnjë vendim përjashtimi, shenjë arrogance ndaj deputetëve të opozitës. Ripërsëris apelin tim të heqin dorë nga aktet e provokimit të opozitës. Kanë detyrën e tyre si mazhorancë, opozita ka detyrën e vet", tha Bardhi. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Sali bajga?: 31/10/2023 16:49

    Hajt ne te Sheqeres…

    Përgjigju
  • Nina: 31/10/2023 15:29

    Keto snjohin asgje por te veprpoj ligji mbi kto se marin zmr sa me shum ti lesh lire as mbeshtjte skan ne popull as europa e amerika si njeh si opozit me damk non grada si hajduter

    Përgjigju
  • Alb: 31/10/2023 15:12

    Kjo ashte pra arsyja perse ikun shqiptaret. Palamenti ashte mush me injoranjta tash 34 vjete

    Përgjigju
    • Meri: 31/10/2023 20:43

      Ekzakt.....

  • Linda: 31/10/2023 14:07

    Keta dhe ti perjashtosh prap kur te kthehen te njejtat veprime do bejne se Bardhi qe eshte i pari qe provokon i pergatitur posacerisht nga Berisha+Tabaku eshte me kartel psiqike dhe duhet te perjshtohet jo perkohesisht po pergjthmon nga politika shqiotare! Te tjereve tju presin rrogen perkohesisht e te shofim pastaj sa gangster do jen ne parlament!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 31/10/2023 13:59

    Ky parlamut duhet te pshurret ne te pegerat e salehedvinit dhe te qerohet e shkulet nga ky institucion....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet