SHBA dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS: Po mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për ta kthyer në normalitet

SHBA dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS: Po mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për ta kthyer në normalitet

Shtëpia e Bardhë

TIRANË- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se po mbështesin vendin tonë në përpjekjet për të rikthyer në normalitet sistemin. Në postimin e SHBA-së në rrjetin social ‘Twitter’ shkruhet se ky sulm keqdashës vjen pas sulmit të parë që Irani ndërmori ndaj portaleve qeveritare shqiptare më 15 korrik.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin”, shkruhet në postim.

Sistemi TIMS në vendin tonë ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit që prej të premtes në mbrëmje. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, ndërsa regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve dhe mjeteve po bëhet me regjistër me shkrim. Radhë të gjata u shkaktuan edhe në aeroportin e Rinasit, por kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj tha në Report Tv se nuk është anuluar asnjë fluturim.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se po punohet në bashkëpunim me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë. Për arsye sigurie, serverat e TIMS janë fikur, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti deri në rikuperimin e tyre të plotë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetet nga shtetet aleate, teksa Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

Postimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 11/09/2022 10:28

    Me sulme jemi 2 me 0 per Iranin, me denime jemi 20 me 0 per ne. Rreziku vazhdon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit