Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Kreu i Aviacionit Civil: Në Rinas asnjë fluturim nuk u anulua

TIRANË- Ndonëse sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik ndaj Iranit, që prej orëve të para pas mesnate, kjo nuk ka ndikuar në vonesat ose anulimin e fluturimeve. Drejtori i Aviacionit Civili, Maksim Et’Hemaj, në një intervistë për Report Tv shpjegon se problemet e para të sistemit TIMS u shfaqën rreth orës 01:20 të mesnatës, ndërsa thekson se janë 12 sportele në dispozicionin me anë të të cilave po bëhet kalimi manual i pasagjerëve.

Et’Hemaj e ka denuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, ndërsa thotë se dy sportelet, në të cilat është aktivizuar sistemi TIMS, nuk janë vënë në punë për kalimin e pasagjerëve, por vetëm për të provuar integritetin e sistemit.

"Sistemi TIMS nuk është i disponueshëm nga dje në darkë vonë. Pavarësisht se ky sistem nuk është në menaxhim të Aviacionit civil impaktin e krijon në pikat kufitare. Sistemi TIMS tani është i ndezur në dy sportele me qëllim që të dhënat janë konsistente të plota dhe të vazhdueshme. Nuk mund të vësh një sistem në operim nëse nuk i plotëson këto kritere. Nëse faza e monitorimit dhe vlerësimit kalon në sukses, bazuar dhe në vendimin që do marrë Ministria e Brendshme do vihet në punë. Janë rreth 12 sportele të populluar me policë kufitarë që regjistrojnë manualisht. Dy sportelet nuk janë në shërbim, janë për t’u siguruar që sistemi ka integritet për tu përdorur", tha Et'hemaj për Report Tv.

Et’Hemaj thotë se 124 fluturimet që ishin parashikuar për ditën e sotme janë kryer, ose ka disa avionë që do nisen rreth orëve të natës. Kreu i Aviacionit Civili thekson se kanë pasur rreth 17 mijë pasagjerë, 70% e të cilëve kanë qenë duke u larguar nga Shqipëria. Ai thotë se vonesat kanë qenë shumë të vogla, ndërsa apelon qytetarët që kanë fluturime të planifikuara që të paraqiten në Rinas 2 orë e 30 minuta përpara deri në një njoftim të dytë në mënyrë që të mos shfaqet asnjë problem.

“Mungesë të fluturimeve nuk ka pasur. 124 fluturime të planifikuara janë kryer dhe janë duke u kryer. Për shkak se ngjarja ndodhi në 1 e 20. Fluturimet e para nisin në orën 04:00 nuk kishim kohë që ti njoftonim pasagjerët. Kemi pasur një vonesë në total rreth 100 minuta, që i bie rreth 8 minuta për avion. Pjesën tjetër të ditës nuk ka pasur vonesë, se pasagjerët e morën vesh vinin më shpejt. Deri në njoftim të dytë duhet të vijnë 2 orë e 30 minuta më para. Kemi pasur rreth 17 mijë  e 200 pasagjerë, rreth 70% ishin që largohen. Ka pasur pak vonesa, por objektivi u arrit”, tha ai.

Pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike, Irani është “hakmarrë” duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS në vendin tonë. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se prej orësh sistemi TIMS është jashtë funksionit për shkak të sulmit nga Irani, teksa thekson se po punohet në bashkëpunim me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tim.: 11/09/2022 12:53

    Sulmi i pare erdhi nga personeli qe braktisi kullen e vrojtimit kurse tani kur ta nxjerrin ekspertet.

    Përgjigju
  • Alfons: 11/09/2022 07:36

    Cpune ka dr i aviacionit civil me sis tims qe eshte eskluziv i policise ( dmth sistem i falur na usa ne vitin 2004 pasi ishte shum i vjeter per ta ) . Ik o drejtor shiko sekretaren dhe ndonje tender mos u merr me gjera qe si di.

    Përgjigju
  • Truta: 10/09/2022 21:36

    per mendimin tim qovsha i gabuar,ķjo èshte nje loje e opozites,me banditet kibernetik .

    Përgjigju
    • Fajin e ka saliu: 11/09/2022 02:18

      Jam njeri i fushes, keta kan neglizhuar cdo gje me iden he se sna sulmon njeri ne, tani qe u sulmuan jan aq vone ... E kan len iranin prej 1 viti e ca me akses te plote. Ata sabotojne cdo gje kan info te ota

    • Kuta: 11/09/2022 01:08

      Ashu them dhe une. I ben Sala keto pune. Sa tha Rama qe tani sdo e shikoni me policin ne sy ne Rinas, ja "sabotoi" Sala men ipadin e vet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend