Bllokimi i tragetit me mbetje në Vlorë! Burg pronarit të pikës së grumbullimit, zv/ kapitenit dhe shoferit

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 6 të arrestuarit për mbetjet që dyshohen të rrezikshme të cilat u bllokuan në Vlorë në 20 shkurt. Është lënë në burg Zamir Kormuzi, pronari i pikës së grumbullimit të mbetjeve dhe është vendosur 2 muaj 'arrest me burg' për Kujtim Xhafellarin zv.kapitenin e tragetit ku u gjetën fuçitë. Arrest me burg është vendosur dhe për shoferin e furgonit, Arbër Çuni.

Ndërkohë janë lënë në arrest shtëpie Festim Tafa, kapiteni i tragetit 'S.T.Damian' dhe Elisabeta Çuni, administratorja e firmës së pastrimit. Gjykata e Vlorës vendosi 'detyrim paraqitje' për drejtorin e agjencisë së trageteve A.B. 48 vjeç. Prokuror i çështjes është Arjan Xhaferri, vendimi është dhënë nga Arbana Selmanaj.

Mbi të gjashtë personat rëndon e njëjta akuzë  ajo e parashikuar në nenin 171 të kodit të procedurës penale, kontrabandë më mallra të ndaluara ose të kufizuara. Më 20 shkurt policia zhvilloi operacionin ”Amiant” ku në tragetin "St Damian" të linjës Brindisi-Vlorë u bllokuan mbetje të cilat dyshoheshin se kishin përmbajtje.

Administratorët e tragetit mohuan lajmin dhe akuzat se në traget kishte mbetje të rrezikshme. Report Tv siguroi procesverbalin e prokurorisë që u mbajt për mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 shkurt. Nga këqyrja dhe testimi i materiale me pajisjen "MINI RAD" që u gjetën dhe u sekuestruan, në procesverbal theksohej se rezultoi se ato nuk kanë përmbajtje radioaktive. Megjithatë mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 24/02/2020 23:35

    Ka me shume se 15 here qe e kane bere, dhe te gjitha mbetjet me pas i kane hedhur ne det. Per nje rruge paguheshin qindra mijra euro Burgun pak e kane, por duhet te nxjerrin lidhjet me italine

    Përgjigju
  • gaxhau: 24/02/2020 17:57

    Po pse burg ata ato nuk ishin te rezikshme shikoni se esht i madh grupi qe mernin lek nga ajo pun aty ata jan hardhucat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!