VLORË - Një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant, është zbuluar nga policia shqiptare, ku qëllim ishte sjellja e këtyre mbetjeve të rrezikshme nga Italia, dhe groposja e tyre në qytetin e Vlorës, ndërsa në pranga ranë 6 persona nga Vlora mes të cilëve një grua 55-vjeçare. Skema u zbulua me bllokimin në portin e Vlorës brenda një trageti të ardhur nga Brindisi i Italisë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin, të ndaluara me ligj në Shqipëri, mes të cilave edhe amianti, fibra natyrale, ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene. Me marrjen e informacioneve në rrugë operative, policia arriti që ta bllokojë këtë sasi pa lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në postin e qytetit bregdetar. Por burime konfidenciale nga policia, thonë se kjo nuk ishte rruga e parë e këtij rrjeti kriminal. Mbi 15 rrugë dyshohet të jenë kryer, çka do të thotë se mbetjet e rrezikshme në këto rrugë të pazbuluara nga policia më parë, kanë arritur të groposen në vendin tonë. 

Në bashkëpunim me policinë kriminale, atë të Vlorë, të Kufirit, Prokurorinë e Vlorës dhe ministrinë e Mjedisit, u arrit të zbulohen personat e parë pas kësaj skeme kriminale, ndërkohë që operacioni është në vijim për të zbuluar përfshirjen e të dyshuarve të tjerë. Trageti u sekuestrua nga policia bashkë me një furgon mallrash ku ishte amianti. Pjesa më e rrezikshme e këtij trafiku, fshihet pas dhjetëra fuçive me mbishkrimin "eni" një kompani italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë, e cila për policinë, "kishte mbetje të rrezikshme", por që nuk dihet ende konkretisht se çfarë lënde është dhe sa të rrezikshme mund të jenë për shëndetin.

Shqiptarja.com zbardh të gjithë skemën se si funksiononte ky rrjet. Burime konfidenciale nga policia thanë se lëndët e rrezikshme silleshin në Shqipëri përmes një firme pastrimi, "Delfini 1", e cila rregullonte të gjitha dokumentacionet, duke i kamufluar mbetjet toksike sikur të ishin produkte kimike pastrimi. Për këtë arsye në pranga ka rënë  Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, administratore e kësaj firme. Më tej, përmes një biznesi të autorizuar për t'u futur në port, nxirreshin mbetjet e rrezikshme dhe groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë. Firma "Kornuzi" në lagjen "24 Maji" me akvititet prej vitit 2017, ka pronar Zamir Kornuzi, 46 vjeç, i arrestuar.

Të arrestuar janë gjithashtu, edhe Festim Tafa, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit S.T.Damian, zv.kapiteni, Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, A.B 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku ndodhej amianti, Arbër Çuni 28 vjeç.

Pas grupit të arrestuar në Shqipëri, dyshohet të fshihet mafia napolitane, Camorra që merret me mbetjet toksike. Në Itali asgjësimi ligjor bëhet në impiantet industriale, çka kushton shumë, ndërsa duket se Camorra ka gjetur një rrjet personash në Shqipëri që i trafikojnë dhe groposin mbetjet e rrezikshme shumë më lirë se sa kushton kjo në mënyrë ligjore në shtetin fqinj.

Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Transportimi i mbetjeve”. Drejt Vlorës janë nisur oficerë të policisë gjyqësore të SPAK pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. 

VIDEO/ Mbetjet e sekuestruara

6 të arrestuarit:

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë - Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë - Shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC
A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë - Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë - Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1".
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë - Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Mafia italiane dyshohet të fshihet pas rrjetit të shqiptarëve, pse u zgjodh Vlora për groposjen e mbetjeve të rrezikshme?!

1582234200_1582232472lenderezikshme11.jpg

Pas grupit të arrestuar në Shqipëri, në skemën e trafikut të mbetjeve toksike për t'u groposur në Shqipëri, dyshohet të fshihet mafia italiane. Groposjet e paligjshme të lëndëve të rrezikshme janë fenomen i mafies italiane, Camorrës napolitane. Në shtetin fqinj, një zonë pranë Napolit njohur si "5 zjarret", njihet si vendi që ka marrë qindra jetë njerëzish pikërisht nga ky aktivitet masiv i paligjshëm që ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga groposjet e lëndëve, e mbetjeve kancerogjene. Në Itali, groposja për të asgjësuar lëndë të ndryshme kushton shumë, e duket se grupet mafioze kanë gjetur rrugën më të thjeshtë dhe të lirë: Një rrjet personash në Shqipëri që i trafikojnë dhe groposin mbetjet e rrezikshme shumë më lirë se sa kushton kjo në mënyrë ligjore në Itali. Në Shqipëri, nga sa Report Tv mëson, lëndët e rrezikshme dyshohet të groposeshin në Vlorë, përmes një pike grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë.

Ora 22:22
Çfarë është Amianti? Lënda e rrezikshme që u tentua të groposej në Shqipëri...por dështoi

1582229953_amianti.jpg

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin. Prezenca e amiantit në objekt ose në materiale, kur ai është i izoluar, nuk shkakton rrezik për njeriun. Rreziku rritet kur ai lirohet në ajër, nga dëmtimet e ndryshme të materialeve, e posaçërisht të atyre që janë të thyeshme. Përmes organeve të frymëmarrjes këto fibra futen në mushkëri. Ato qëndrojnë përgjithmonë ne organizëm dhe janë me pasoja fatale për njeriun. Prej kohës kur njeriu i ekspozohet fibrave të asbestit e deri në diagnostifikimin e sëmundjeve, është një kohë relativisht e gjatë. Por kur ato diagnostifikohen, janë me pasoja fatale për njeriun dhe është shumë vonë të ndërmerret diçka për përmirësimin e gjendjes. Praktikisht, personat e ekspozuar ndaj këtyre fibrave, nuk kanë simptoma akute, të cilat do të konfirmonin futjen e fibrave në organizëm, por që nga momenti ku ato absorbohen nga trupi, ato fillojnë punën e tyre shkatërruese. Sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi ndaj fibrave të asbestit, këtij materiali të rrezikshëm, janë: Asbestoza, Kanceri Mesotelioma, Kanceri i vezoreve etj. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot. 

Ora 22:05
Roli i personit që hynte lirshëm në port! Një pikë grumbullimi në Vlorë dyshohet se groposte mbetje toksike

Një nga të arrestuarit në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Italia në Shqipëri, është edhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë. Ai është pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi". Burime konfidenciale nga policia thanë se ka dyshime të forta që lënda e amiantit të groposohej në Shqipëri përmes kësaj  pike grumbullimi të mbetjeve nga porti. 

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ai ka të regjistruar dhe si biznes aktiv prej vitti 2017 aktivitetin për "Grumbullim e tregtim mbeturine hekuri e metale me ngjyra. Grumbullim të makinave të vjetra, shitje të pjesëve të këmbimit të përdorura. Grumbullim e tregtim me pakicë të artikujve plastike. Tërheqja e mbetjeve të ngurta dhe vajore në portet detare dhe radat e tyre".

Nga fusha e veprimtarisë së kësaj kompanie, shikohet se Zamir Kornuzi përmes biznesit të tij kishte lirshmëri për t'u futur në portin e Vlorës, pasi kishte vendosur edhe "tërheqjen e mbetjeve të ngurta dhe vajore në portet detare".

Ndërkohë, vendi i ushtrimit të aktivitetit është në Rrugë "Vasil Talo", Lagjja 24 Maji.

Ora 21:57
EKSKLUZIVE/ SPAK përfshihet në hetimin për trafikun e mbetjeve kimike

1582231679_LENDAKIMIKE.JPG

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në një reagim ekskluziv për Report Tv bën me dije se janë nisur drejt Vlorës oficerë të policisë gjyqësore të SPAK pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. "SPAK ka kërkuar informacione urgjente nga prokuroria e Vlorës pas rastti dhe përfshihet në hetim. Drejt Vlorës nisen oficerë të policisë gjyqësore të SPAK", bëjnë me dije burime për Report Tv nga SPAK.

Ora 21:56
Dyshimet: Amianti nga Italia për t'u groposur në Vlorë....ende mister vendi se ku

Burime konfidenciale nga policia thanë për Report Tv, se ka dyshime të forta që shqiptarët ta sillnin lëndën e rrezikshme të amiantit në vendin tonë për ta groposur. Në këtë trafik mafioz, i cili është ende në hetim e sipër në një aksion policor që vijon, dyshohet që gjithçka të organizohej nga pronari i një pike të grumbullimit, firma "Kornuzi". Ende nuk dihet se ku është vendi i saktë që këta persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale e kanë groposur amiantin. Por burime thanë se dyshohet që gjithçka të jetë mbyllur në qytetin e Vlorës. Mbetjet e ambientit, që janë ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene, janë të rrezikshme, dhe me këtë skemë është gjetur pikërisht Shqipëria për t'u groposur, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Ora 21:45
Report Tv zbardh EMRAT/ Kush janë 6 të arrestuarit të përfshirë në trafikun e mbetjeve toksike dhe detyrat e tyre

1582234261_1582232472lenderezikshme2.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e 6 personave të arrestuar dhe detyrat e tyre.

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë - Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë - Shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC
A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë - Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë - Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1".
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë - Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi"

Ora 21:45
'Mbi 15 rrugë pa u zbuluar!' Si është futur në Shqipëri lëndë e rrezikshme kamufluar pas firmës së pastrimit!

Report Televizion zbulon skemën që përdornin grupi i shqiptarëve për të trafikuar në Shqipëri lëndën e rrezikshme dhe të ndaluar me ligj të amiantit. Ata kamufloheshin pas një firme pastrimi "Delfini 1", dhe në letra e dokumentacione gjithçka e kishin të shkruar sikur fusnin produkte kimike për pastrim. Për këtë arsye në pranga ka rënë edhe administratorja e kësaj firme pastrimit, Elisabeta Cuni.

Burime konfidenciale thonë për Report Tv, se kjo firmë, dyshohet të ketë bërë mbi 15 rrugë të tilla, duke u kamufluar mbi këtë skemë. 

Ora 21:40
Si e kamufluan vlonjatët lëndën e rrezikshme në fuçitë e kompanisë së fuqishme italiane

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë "eni". Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, "Eni" është një kompani shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.

Ora 21:05
Parandalohet tentativa për futjen në Shqipëri të një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme

1582234997_amiant.jpg

Një sasi e konsiderueshme amianti, mbetje e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë, pa u lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në portin e Vlorës. Lënga e amiantit ishte sjellë nga Italia me traget në drejtim të portit të Vlorës me qëllim për t'u depozituar në Shqipëri - thotë policia, ndërsa njofton se janë arrestuar 6 personat përgjegjës me origjinë nga Vlora, mes tyre edhe një grua 55-vjeçare. 

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Për shkak të hetimeve është vënë në sekuestro në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Policia thotë se kishte marrë informacione në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, "se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t'i depozituar në Shqipëri".

Me organizimin e punës dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar "Amiant", në kuadër të të cilit u bë arrestimi i gjashtë personave, të gjithë me banim në Vlorë, mes të cilëve edhe një grua 55-vjeçare, një 28-vjeçar, më i riu në moshë dhe një i moshuar 71-vjeçar.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi - Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Transportimi i mbetjeve”, njoftoi zyrtarisht policia.

6 të arrestuarit:

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë - Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë - Shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC
A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë - Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë - Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1".
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë - Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi