Bllokimi i Vetingut,Ngjela:Merkel
u tall me Saliun e Kushtetuesen 

Bllokimi i Vetingut,Ngjela:Merkel<br />u tall me Saliun e Kushtetuesen 
Avokat Spartak Ngjela ka theksuar dje se kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tall me kundërshtarët e Reformës në Drejtësi, pasi shpalli çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Ngjelës, Merkel po tallet me Gjykatën Kushtetuesen dhe Saliun, të cilët pezulluan Vetingun për të bllokuar negociatat. “Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tallet me përbuzje me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ajo shpalli sot hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Pse, vërtet mendonin mendjet e vobekta të korrupsionit shqiptar, Berisha e Meta dhe një sërë e madhe gjyqtarësh, tregtarë të shëmtuar të drejtësisë, se BE do të shtynte negociatat për Shqipërinë, nga një vendim i një gjykate të pakonsideruar dhe të papërfillur fare nga politika amerikane dhe ajo gjermane”, shkruan Ngjela. Sipas tij, gëzimi i të korruptuarve po zgjat shumë pak.

“Tallje më të madhe për Saliun dhe Metën nuk mund të mendohej: Kancelarja gjermane Angela Merkel, fton në Berlin Kryeministrin shqiptar, në këtë 28 nëntor, që t'i njoftojë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fitore e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, dështim i madh i korrupsionit politik shqiptar; dhe, njëherësh, edhe lajmi i kthimit pa asnjë rezervë i ligjit të Vetingut nga Komisioni i Venecias. As këtë herë nuk do ta kuptojë dot korrupsioni shqiptar administrativo-politiko-gjyqësor se është i humbur përfundimisht në Shqipërinë tashmë europiano-perëndimore? Shumë pak zgjati gëzimi i korrupsionit shqiptar: në dhjetor fillon në mënyrë të shpejtë implementimi i Reformës në Drejtësi”, shkruan ai. Sipas tij, asgjë nuk ndryshuan dot hordhitë korruptive, dhe nuk kishte sesi. “E para, nuk mund të mendohet që, një politikë rurale malinje si politika Berisha - Meta do ta mundte politikën e qendrës së qytetërimit perëndimor. E dyta, tani frika e kundërshtarëve të zhvillimit reformues të Shqipërisë sigurisht që do të kalojë në trishtimin e një patologjie të veçantë. Megjithatë, 28 nëntori i vitit 2016 do te jetë pa dyshim një festë e madhe, sepse Shqipëria më në fund hyri në fluksin e dritës evropiane, e ndarë me dhunë prej saj që në vitin 1468. Dhe fundi i halldupëve të korruptuar të saj është tani shumë i afërt. Shqiptarët, duke filluar nga 28 nëntori i këtij viti, do të kenë një rresht gëzimesh historike që do te flasin për fitoren e tyre drejt progresit, mirëqenies dhe optimizmit që të jep atdheu kur ky është garancia e të gjithë popullit”, pohoi Ngjela.
 
Ngjela
“Fitore e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, dështim i madh i korrupsionit politik shqiptar; dhe, njëherësh, edhe lajmi i kthimit pa asnjë rezervë i ligjit të Vetingut nga Komisioni i Venecias”. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin