Pas mbylljes së kufijve të Hungarisë, emigrantët i janë drejtuar Kroacisë. Prej së martës Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke shtuar dhe masat policore për të penguar depërtimin e refugjatëve.
 
Emigrantët e shpërngulur ng vendet e luftës tashmë po përdorin një portë të re për të shkuar drejt veriut të Evropës. Pas forcimit të masave nga qeveria hungareze në kufi, ata i janë drejtuar tashmë Kroacisë, e cila ka paralajmëruar se nuk do të lejojë asnjë të kalojë kufirin.
 
Ndërkohë qindra emigrantë kaluan natën në qiell të hapur në anën serbe të kufirit në pamundësi për tu futur në territorin hungarez. Të martën Hungaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe shtoi forcat policore e ushtarake në kufi për të penguar depërtimin e emigrantëve.
 
Autoritetet mbyllën linjën hekurudhore në qytetin kufitar Rozke, ndërkohë që filluan arrestimet e para, ku numri i tyre ka arritur tashmë në 367. Të hënën Hungaria u përball me valën më të madhe të emigrantëve, ku 9380 prej tyre nxituan të futeshin në vend pak para se qeveria të urdhëronte mbylljen e kufirit.
 
Redaksia Online
(o.s/Shqiptarja.com)