Bllokimi pasaportës, Tahiri sot
te Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për ta njohur me vendimin për bllokimin e pasaportës.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për ta njohur me
vendimin për bllokimin e pasaportës.
Do të jetë një paraqitje jo në Prokurori, por në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Report Tv ka mësuar se Tahiri është ftuar të paraqitet përpara gjyqtares Juliana Baku, dhe pritet që ish-ministri i Brendshëm të mbërrijë te Krimet e Rënda të premten rreth orës 09:30, i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.
Dy ditë më parë gjykata i bllokoi Tahirit pasaportën dhe kartën e identitetit, duke i hequr atij mundësinë për të dalë jashtë vendit. Pas vendimit, Maks Haxhia, avokati i Tahiri, dorëzoi dokumentet pranë Gjykatës, ndërsa e cilësoi vendimin absurd si të pabazuar në prova. Pala mbrojtëse ka paralajmëruar ndërkohë ankimimin e vendimit të Gjykatës për të hequr masën e sigurisë për sekuestrimin e pasaportës dhe bllokimin për të dalë jashtë vendit.
Bllokimi i pasaportës së Tahirit erdhi pasi Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katania njohur ndryshe si dosja prej 1600 faqe me hetimet nga grupit i Moisi Habilajt, gjatë të cilave përmendet disa herë një përson me emrin "Saimir" që prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Shqiptarja.com publikoi të plotë vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës, ndërsa në këtë vendim evidentohen disa prova të reja kryesisht të lidhura me marrëdhënie midis Sajmir Tahirit dhe Orest Sotës.
Nga materiuali paraqitur prej Prokurorisë, referuar sistemit TIMS, rezulton se Tahiri dhe Sota kanë zhvilluar disa udhëtime sëbashku më konkretisht në Itali dhe drejt Malit të Zi. Ndërsa gjithashtu, Sota kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e Ministrisë së Brendshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.8%
-
Pak
10.1%
-
Aspak
74.1%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje
24 Janar, 19:40
-
Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë, kreu i KMSH lutet për shërimin e tij: Bashkëpunues e tolerant me këdo
24 Janar, 19:39
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Portugali, deputeti vidhte valixhe në aeroporte dhe i shiste në internet
24 Janar, 19:23
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Bastisen banesat në Kamëz pas vrasjes së postierit, gjendet një silenciator
24 Janar, 18:57
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42