Bllokohen 113 kg kanabis koduar me letra bixhozi, kapen 4 shqiptarë, njëri arratiset

Bllokohen 113 kg kanabis koduar me letra bixhozi, kapen 4 shqiptarë, njëri arratiset

Droga e sekuestruar, e koduar me letrat e bixhozit

Mëngjesin e sotëm janë sekuestruar 113 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Droga u bllokua në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenicë.

Të arrestuarit janë Hysni Banaj (Hodaj) e Olger Sinanaj nga Fieri dhe Anxhelino Minaj e Gerti Bendaj nga Mallakastra. Ata janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg kanabis. Pakot e kanabisit ishin të koduara me letra bixhozi.

Ndërkohë që bashkë me katër të arrestuarit ka qenë edhe një tjetër shqiptar, i cili u largua me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025