Dy persona janë arrestuar nga policia në Kakavijë pasi ndihmonin klandestinë sirianë për të kaluar kufirin n mënyrë të paligjshme.
 
Në dy operacione të policisë kufitare janë bllokuar 31 shtetas sirianë. Në pranga kanë përfunduar dy shtetasit M. Lala dhe K. Aliaj nga Tepelena .
 
Ata janë kapur brenda një grupi prej 11 shtetasish sirianë, e sipas policisë këta persona ndihmonin sirianët të kalonin kufirin kundrejt një pagese prej 50 euro për secilin.
 
Kjo është operacioni i disatë që policia kufitare bllokon klandestinë sirianë në përpjekje për të shkelur tokën shqiptare.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)